Këtë të premte, më datë 24 Maj hapet zyrtarisht Festivali i Turizmit “Peja Outdoor Tourism Festival”.
Festivali do të hapet me një konferencë ku do të ketë disa panele diskutimi përfshirë edhe panelin për turizëm dhe atë për mjedis.
Të premten, në ora 21:00 në sheshin e qytetit të Pejës do të shoqëroheni me muzikën e Jerichos.
Peja është një destinacion i kërkuar për entuziastët e aventurave që kërkojnë një përvojë unike dhe autentike. I organizuar për herë të parë në Kosovë, përgjatë tri ditëve 24, 25 dhe 26 Maj, ky festival vjen si një ngjarje e madhe që ofron një platformë për të përjetuar bukuritë dhe traditat kulturore të Pejës dhe sjell së bashku veprimtaritë rekreative në natyrë.
Disa prej aktivitetve FALAS që vizitorët do të kenë mundësinë të bëhen pjesë e tyre janë: ecje në natyrë, çiklizëm, ngjitje në shkëmbinj, paragliding, speleologji dhe shumë të tjera, duke përfshirë edhe udhëtimet në shtigjet kulturore të Pejës.
Aktivitetet e përfshira në ditën e shtunë më 25 Maj do të jenë: ecje rekreative në shtegun “Ballkoni i Pejës”, ecje rekreative “Shtegu i mushkave” dhe lëshim në Zip-line, vizitë Shtegut Kulturor në qytetin e Pejës, Via Ferrata, ngjitje në shkëmbinjë (program edukativ dhe kënaqësi), peshkim (program edukativ dhe kënaqësi) dhe speleologji “Shpella Bukuroshja e Fjetur”.
Në natën e dytë të Festivalit, organizohet një event unik, nën tingujt e Offchestra në ora 20:00 në sheshin e Qytetit në Pejë.
Për të gjithë këto aktivitete ju mund të regjistroheni këtu.
Ndërkaq dita e diele më 26 Maj është e pasuruar me këto aktivitete: ecje bjeshkatare “Maja Guri i Kuq 2522m”, ecje bjeshkatare “Maja e Vjellakut”, vrapim (Trail-running), ecje rekreative “Shtegu i Peklenes”, çiklizëm dhe degustim i ushqimeve tradicionale, vizitë Shtegut Kulturor në qytetin e Pejës, Zip line, kajak (program edukativ dhe knaqësi), ngjitje në shkëmbinjë (program edukativ dhe kënaqësi), speleologji “Shpella Bukuroshja e Fjetur” dhe Via Ferrata.
Për të gjithë këto aktivitete ju mund të regjistroheni këtu.
Përveç aventurës dhe trashëgimisë, festivali ofron gjithashtu programe kulturore të pasura që adresojnë çështje të rëndësishme si zhvillimin e infrastrukturës së turizmit aventuresk dhe sfidat në menaxhimin e turizmit të qëndrueshëm.
Disa nga emra të njohur publik që do të jenë pjesëmarrës në festival janë: Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Distria Krasniqi si dhe Mrika Nikqi.
Të ri e të vjetër, të gjithë ata që adhurojnë aventurën dhe adrenalinën e që dëshirojnë të përjetojnë këto eksperienca të veçanta, ju ftojmë të merrni pjesë në Festivalin e Turizmit “Peja Outoor Tourism Festival”.
Mos mungoni!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Inspektimi i ushqimit, mbi 400 mijë kilogramë produkte u asgjësuan nga AUV-i gjatë këtij viti
Kosova me shkallë të lartë të varfërisë, Sadiku: Rritja ekonomike e pamjaftueshme
Skenderi: Ndëmarrjet publike vatra të punësimit të familjarëve dhe militantëve partiakë
Në tren për Prizren, me Biskrem!
Qendra Laserike e syrit "Kubati" sjell laserin për eliminimin e dioptrisë Amaris 7D – I vetmi i këtij lloji në rajon
Jeni intolenatë ndaj laktozës por doni akullore? Këto janë brendet pa laktozë
Zbuloni mundësitë e reja për punë me Telegrafi Jobs!
BONEVET me klasë risi
Zhbllokohet OKTA
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Rezultatet e zgjedhjeve në Francë – kush janë fituesit dhe humbësit dhe çfarë do të ndodhë më pas?
Zbulohet se çfarë tha Jude Bellingham kur shënoi golin me gërshërë për Anglinë
Zbulohet se kush është personi i maskuar që u largua nga çatia e Sigal Iduna Park nga forcat speciale
Veprim i shëmtuar i Declan Rice ndaj trajnerit Calzona - anglezi e shau rëndë
Lista me telefonat që nuk do mund ta përdorin më aplikacionin WhatsApp
Vihet re një detaj qesharak në atletet e personalizuara të Antonio Rudiger për Euro 2024