LAJMI I FUNDIT:

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij – ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij – ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi gjerman, Niklas Süle nuk njihet dy javë para finales së madhe të Ligës së Kampionëve, në të cilën Borussia Dortmundi do të përballet me Real Madridin.

‘Milionerët’ arritën në finalen e Ligës së Kampionëve duke mundur në dy ndeshje PSG-në e favorizuar dhe heroi i historisë së sotme luajti 27 minuta në ndeshjen e kthimit në Princes Park.

Ai ishte gjithashtu titullar në ndeshjen e fundit të Bundesligës në të cilën Milionerët u mundën 3-0 kundër Mainz.


Mbipesha e tij është një temë e përsëritur në futbollin gjerman dhe Bild raporton se drejtori sportiv, Sebastian Kehl i ka dhënë Sules dhe këshilltarit të tij Volker Struth disa këshilla që ai duhet t’i zbatojë në mënyrë që të rikthehet në formë të mirë.

Si rezultat, mbrojtësi punësoi edhe një kuzhinier personal, por asgjë nuk ndryshoi dhe në një nga seancat e fundit stërvitore këtë javë, ai tronditi të gjithë.

Nga katër ndeshjet e fundit të Ligës së Kampionëve, ai luajti vetëm një dhe ai ishte dueli i lartpërmendur në “Parkun e Princave” kur u fut në lojë në pjesën e dytë të ndeshjes.

E ardhmja e tij në Dortmund është gjithashtu në pikëpyetje, pasi Borussia Dortmund dëshiron t’i gjejë një blerës për të hequr qafe një nga lojtarët më të paguar në skuadër, por deri më tani nuk po ecin shumë mirë.

Lojtari fiton 10 milionë euro në vit, një rrogë që vështirë se do të pranojë të heq dorë./Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Futbollisti i cili ishte pjesë e

Futbollisti i cili ishte pjesë e "skuadrës speciale" të Bayern Munichut pëson vdekje cerebrale nga lëndimi në kokë

Ligat tjera
Një rivalitet i ri i madh po lind në Evropë dhe ja sa larg do të jenë stadiumet e tyre

Një rivalitet i ri i madh po lind në Evropë dhe ja sa larg do të jenë stadiumet e tyre

Ligue 1
Lajmi tragjik trondit komunitetin e boksit, John Cooney vdes shtatë ditë pas duelit

Lajmi tragjik trondit komunitetin e boksit, John Cooney vdes shtatë ditë pas duelit

Boks
Katër sulmuesit që mund të nënshkruajnë për Arsenalin pas lëndimit të Havertz

Katër sulmuesit që mund të nënshkruajnë për Arsenalin pas lëndimit të Havertz

Premier League
Deco konfirmon se lojtari i Barcelonës kërkoi personalisht transferimin në Arabinë Saudite

Deco konfirmon se lojtari i Barcelonës kërkoi personalisht transferimin në Arabinë Saudite

La Liga
Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi

Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi

Boks
Kalo në kategori