Nga: Alastair Sooke, kritik arti / The Daily Telegraph (titulli: King Charles III’s new portrait reveals a vulnerability the late Queen was rarely allowed)
Përkthimi: Telegrafi.com
Në vitin 1955, u zbulua portreti i Mbretëreshës Elizabeth II – i porositur nga Shoqata e Tregtarëve të Peshkut – veshur me një mantel të gjatë luksoz marinar, në një peizazh dimëror. Kishte edhe më parë portrete formale të mbretëreshës së re – të tilla si paraqitja e sheqerosur e vitit 1952 nga piktori me origjinë amerikane, Douglas Granville Chandor, vepër e cila tani është pjesë e Koleksionit të Arteve të Qeverisë dhe që me gjasë është e para pas kurorëzimit të saj. Në sprovën e harruar nga Margaret Lindsay Williams nga viti 1953, mbretëresha, e qeshur dhe e përafërt, shfaq po aq madhërinë e saj sa edhe një vajzë gazmore dhe e përfolur tokësore.
Por, paraqitja e plotë nga Tregtarët e Peshkut, pikturuar nga italiani Pietro Annigoni, me gjithë distancën bezdisshme vazhdimisht – dhe me të drejtë – citohet se është një nga portretet më të mëdha mbretërore të shekullit XX.
Pothuajse 70 vjet më vonë, një tjetër Shoqatë e qytetit të Londrës, ajo e Tregtarëve të Tekstilit, paraqet portretin e saj të monarkut britanik të kurorëzuar së fundmi, Mbretit Charles III, dhe kontrasti nuk ka si të jetë më i madh. Janë zhdukur tonet e akullta dhe gjakftohtësia vezulluese e pikturës së Annigonit; në vend të kësaj, Jonathan Yeo përmbledh periudhën pulsuese të rozës dhe të kuqes, në të cilën duart e Mbretit duken shumë të zbehta. Në të vërtetë dhe për dallim, portreti i Yeos ndihet pothuajse tropikal – efekt i përforcuar nga prania e një fluture mbretërore që do të zbresë mbi një epoletë. A ka për qëllim që kjo pikturë disi të tërheq subjektet e Komonueltit të Mbretit? Më kujton veprat e fundit të artit që “dekolonizojnë” imazhet e familjes mbretërore, le të themi nga Yinka Shonibare dhe Hew Locke.
Yeo shpeshherë kokën e pozuesit e nënshtron ndaj stilit të piktorit dhe këtë e bën sërish këtu; e vetmja pjesë e Mbretit që çuditërisht nuk duket e kamufluar është fytyra e tij e madhe – edhe pse veshët dhe flokët paksa treten brenda përfshirjes së rozës së çeltë.
A është ngjashmëria bindëse? Për mua, Mbreti i ngjan babait të vet, Princit Philip (fytyrën më të zgjatur të të cilit Yeo e reprodukon) dhe (falë atyre syve të thellë) George W Bushit – të dy këta të cilët artisti i ka paraqitur (duke mbledhur imazhet për një portret të paautorizuar për këtë të fundit, me prerje nga revistat pornografike). (Yeo gjithashtu e ka pikturuar Mbretëreshën Camilla.)
Për më tepër, qasja e Yeos për të krijuar lëkurën, thekson rrudhat e Mbretit; duket në moshën që ka dhe madje paksa i shqetësuar, thuajse ka veshur uniformën e kolonelit pas një nate të gjatë e të errët shpirtërore. Kjo pamje e frikshme ka kontrast me paletën plotë jetë dhe na kujton avantazhin të cilin Annigoni mund të shfrytëzonte gjatë gjithë atyre dekadave: bukurinë rinore të Mbretëreshës Elizabeth.
Pikturimi i monarkut renditet ndër veprimtaritë më të vështira artistike; portreti i Yeos do të mbahet mend për fluoreshencën edhe nëse, nën atë sipërfaqe të ndritshme dhe të dukshme, imazhi që projekton është më i nuancuar në aspektin psikologjik: ai i një Mbreti i cili, megjithëse i sjellshëm dhe pavarësisht veshjes ushtarake, nuk është plotësisht i sigurt për vetveten. Jaka e gjatë ia shtrëngon fytin si prangat.
Dhe, a është ajo shpata ceremoniale që mban apo një shkop? Një mijë vjet më parë, Edward Rrëfimtari na sundoi. Tani, me sa duket, është radha e Charlesit të Paqëndrueshëm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje