Quçukov: BE po jep sinjale se Maqedonia mund të ndahet nga pakoja me Shqipërinë në procesin negociues

Qeveria e re në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të përballet me një realitet të vështirë me Bashkimin Evropian. Kështu deklaroi diplomati bullgar dhe ish-zëvendës shefi i diplomacisë bullgare, Lubomir Quçukov.
“Nga njëra anë, ata do të jenë nën presion nga premtimet e tyre për të rinegociuar kuadrin e negociatave me BE-në dhe nga ana tjetër nga pamundësia praktike që kjo të ndodhë”, shpjegoi ai në një deklaratë për mediat bullgare, duke shtuar se e vetmja gjë që është e paracaktuar është se “negociatat reale për anëtarësimin e Maqedonisë në BE nuk do të fillojnë derisa të plotësohet parakushti për ndryshimin e Kushtetutës dhe përfshirjen e bullgarëve si pjesë e popullit në të”.
Sipas Quçukov politikanët nga OBRM-PDUKM ndoshta do të duhet “të kthehen dhe të bindin votuesit e tyre se kjo është në interes të shtetit”.
“Së pari do të duhet bërë që OBRM-PDUKM të formojë një qeveri, për të cilën do të marrë mbështetje edhe nga partia shqiptare… Dhe së dyti, që të mos i bllokojnë marrëdhëniet me Brukselin, sepse kur vjen puna për fillimin e procesit negociator, problemet nuk janë më mes Sofjes dhe Shkupit, por Shkupit dhe Brukselit”, është i vendosur diplomati.
Ai theksoi se BE-ja tashmë po jep sinjale se është e prirur ta ndajë Shqipërinë nga pakoja e përbashkët me Maqedoninë në procesin e negociatave dhe rrugën drejt integrimit evropian.
“Ndarja e dy vendeve, megjithatë, krijon rrezik të tensionit rajonal dhe destabilizimit të brendshëm politik në Maqedoninë e Veriut, përfshirë edhe përmes prizmit të një konfrontimi të ri etnik”, vlerëson Quçukov./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Edi Rama reagon pas vizitës së Thaçit në Kosovë: "Burrë"

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Vizita e Thaçit në QKUK nën masa të rrepta sigurie, Hamza kritikon Specialen: Pamje e panevojshme dhe e padrejtë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker