Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka deklaruar se partia e tij nuk ka asnjë vijë të kuqe për asnjë nga partitë politike në Kosovë, përfshirë edhe Lëvizjen Vetëvendosje.
Krasniqi tha se PDK-ja asnjëherë s’ka pasur vija të kuqe për partitë shqiptare, që nga koha e Hashim Thaçit, duke vijuar me Kadri Veselin e tutje.
Sipas tij, kjo është një pjesë e trashëgimisë politike të PDK-së.
“A e ke dëgju ndokënd nga PDK që nga Thaçi, Veseli e Hoxha, që ka thënë kemi vija të kuqe për atë e për këtë. Jo që kemi qenë të hapur komplet, por kemi pasur parim që është pjesë e trashëgimisë politike. Duke i ekskomuniku partitë politike që kemi vija të kuqe për ta, konsideroj që i ofendojmë votuesit e tyre, që janë si ne, shqiptarë, mund të jenë familjarë tonë. Kur i thu kemi vijë të kuqe, është armiqësim që s’dua të kontribuoj”, tha Krasniqi, për RTV Dukagjini.
Ai tha se VV-ja, LDK-ja e AAK-ja kanë pasur vija të kuqe në të kaluarën për PDK-në, por tashmë ato “janë fshirë”.
“Ka pas vija të kuqe, LDK, AAK, e VV, zakonisht me PDK kanë pasur, i kanë fshi ato vija. I kam leju me hy në koalicione lokale me VV-në, jo që kemi pasur nevojë, por për me i tregu”, tha ai.
Krasniqi tha se PDK-ja preferon të bëjë koalicion paszgjedhor me ndonjë parti që është e përafërt ideologjikisht me të.
“Prefrenca e PDK-së për me kriju qeveri është me parti që kanë një qëndrim të qendrës së djathtë, VV-ja është parti e majtë, nuk kemi në hapësirë për me pasur program të përbashkët të qeverisë, s’mundemi që hendekun e ofendimet me i tejkalu aq lehtë. Përtej kësaj kam bindje tjetër, nëse shkojmë në zgjedhje me Bedriun, me listën për deputetë, do i bindim qytetarët me e rikthy besimin që e kemi pasur dikur”, tha ai.
Lidhur me një koalicion të mundshëm më LVV-në, ndryshe nga kreu i PDK-së Memli Krasniqi, është shprehur Vlora Çitaku, sekretare e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, e cila ka mohuar mundësinë e bashkëqeverisjes në të ardhmen me Lëvizjen Vetëvendosje.
Çitaku tha se PDK dhe LVV kanë dallime të mëdha qoftë politike, ideologjike dhe në sfera të tjera.
“Ne jemi në zgjedhje për t’i fituar ato dhe për t’i ofruar qytetarit të Kosovës një model ndryshe nga LVV. Ne nuk shohim mundësi që me Vetëvendosje t’i realizojmë planet dhe projektet tona”, tha ndër të tjera Çitaku, për RTK.
Ajo më tej tha se partia e saj shkon në zgjedhje për të fituar e jo për të bashkëqeverisur me LVV-në.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Edi Rama reagon pas vizitës së Thaçit në Kosovë: "Burrë"

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Vizita e Thaçit në QKUK nën masa të rrepta sigurie, Hamza kritikon Specialen: Pamje e panevojshme dhe e padrejtë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker