Trajneri Arsim Thaqi ka folur gjerë e gjatë në një intervistë për portalin Telegrafi në lidhje me suksesin e fundit ku ka inkuadruar Suharekën në Superligën e Kosovës, dy xhiro pa përfunduar sezoni i rregullt. Thaqi ka treguar vështirësitë e sezonit, teksa ka thënë se ndihet i lumtur me suksesin dhe historinë e bërë në futbollin kosovar.
Suhareka është një histori suksesi. Vetëm një vit pas themelimit ka arritur të inkuadrohet në Superligën e Kosovës.
Klubi që mban emrin e qytetit e ka arritur këtë dy xhiro para përfundimit të rregullt të sezonit, duke qenë lider i Grupit A në Ligën e Parë.
Njëri nga më meritorët për suksesin e klubit therandas padyshim se është trajneri i mirënjohur Arsim Thaqi, i cili e mori drejtimin e skuadrës diku ka fundi i sezonit vjeshtor, për të renditur fitoret deri tek sigurimi i inkuadrimit në Superligë.
Për Thaqin kjo ishte hera e dytë që e arrin një gjë të tillë, pasi para tri vitesh të njëjtën gjë e kishte bërë edhe me Malishevën dhe me të drejt ky trajner tashmë mund të cilësohet ‘ekspert’ i inkuadrimit të skuadrave në elitë.
Në një intervistë për Telegrafin, Thaqi ka folur për suksesin e Suharekës, vështirësitë, historinë dhe të ardhmen e tij.
“Këtë vit Suhareka e ka bere atë që shumë rrallë ndodh në histori të futbollit. Brenda një viti të themelimit të inkuadrohet në Superligë është vërtetë historike. Kuptohet që jam shumë i privilegjuar që jam pjesë e kësaj historie”, ka thënë fillimisht Thaqi për Telegrafin.
“Nuk ka qenë aspak i lehtë inkuadrimi në Superligë, duke e ditur që Suhareka nuk e ka filluar mire sezonin vjeshtor, rezultatet nuk i kishin ato te priturat. Unë te Suhareka kam shkuar kah fundi i sezonit vjeshtor, ku kemi qene -8 pikë larg vendit të pare, si dhe sezonin pranveror e kemi filluar me -7 pikë nga Dinamo që mbante vendin e pare, mirëpo puna dhe përkushtimi, si dhe besimi që mund të ia dalim, e të cilin e kemi pasur të gjithë, nga kryesia, te stafi dhe lojtarët ka bërë që ta përmbysim disavantazhin prej 7 pikëve dhe te krijojmë një diferencë prej +7 pikë dy ndeshje pa përfunduar kampionati. Normal që e gjithë kjo ka qenë diçka e jashtëzakonshme”.
“Për tri vite i kam futur në Superlige dy ekipe, Malishevën dhe Suharekën. Situata pak a shume ka qenë e ngjashme me një konkurrencë shumë të fortë. Por, mendoj se edhe eksperienca ime në futboll që një kohë të gjatë dhe njohja shumë e mire e nivelit të ligave ka bërë që në fund të jem unë pjesë e historisë se dy klubeve, qofte Malisheva ashtu edhe Suhareka. Kuptohet që meritor janë fillimisht ata që kane investuar, pastaj lojtarët, por edhe përkushtimi jonë si trajnerë për ta bërë punën sa ma profesionalisht”.
Në fund, ish-trajneri i 2 Korrikut, Prishtinës dhe Dritës ka folur edhe për të ardhmen e tij, të cilët me shumë gjasa e ka te Suhareka në Superligë.
“Sa i përket te ardhmes time, mendoj se do të jetë te Suhareka. Por, kuptohet që kemi edhe disa gjëra që duhet të bisedojmë me drejtuesit për shkak të nivelit që ndryshon në Superligë”, përfundoi trajneri i mirënjohur. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Bruno Fernandes me het-trik-un e tij kalon Man Unitedin në çerekfinale të Ligës së Evropës

Paraqitje e dobët nga Chelsea përballë Copenhagen, por kalon në çerekfinale të Ligës së Konferencës

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Granit Xhaka renditi lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave - por përzgjedhja e tij shkakton debat

Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e "goditjes së dyfishtë" të Julian Alvarez

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker