Guardiola: Man Utd, Chelsea dhe Arsenali duhet t’i kishin fituar të gjithë trofetë nëse paratë do të ishin gjëja më e rëndësishme
Trajneri Pep Guardiola ka thënë se Manchester United dhe Chelsea do të sfidonin Manchester Cityn dhe Arsenalin për titullin e Ligës Premier nëse suksesi do të vinte vetëm nga paratë e shpenzuara.
Menaxheri i Cityt hedh poshtë idenë se suksesi i ekipit të tij po bëhet i mërzitshëm dhe thotë se nëse paratë ishin arsyeja e vetme, ata nuk do të ishin në krye.
City është dy fitore larg një titulli historik të katërt radhazi në Ligën Premier dhe tre fitore larg që të bëhet klubi i parë që fiton kurorën e dyfishtë – ligën vendase dhe FA Cup radhazi.
Suksesi i tyre duket i pashmangshëm pas një serie pa humbje prej 21 ndeshjesh që ka përfshirë vetëm katër barazime. Katër ndeshjet e fundit kanë fituar me rezultat të përgjithshëm 15-1.
Edhe pse ata nuk kanë shënuar asnjë gol në ligë në stadiumin e ri të Tottenham Hotspur, pak presin që City të humbasë pikë dhe ata janë favorit të qartë për të mposhtur West Hamin në ndeshjen e fundit.
“Nuk është e mërzitshme. Është e vështirë. Më parë ishin paratë. Kjo është arsyeja pse Manchester United duhet t’i kishte fituar të gjithë titujt, Chelsea – të gjithë titujt, Arsenali – të gjithë titujt”.
“Ata shpenzuan më shumë para në pesë vitet e fundit sesa ne. Ata nuk duhet të jenë atje. Për këtë arsye, Girona nuk duhet të jetë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, dhe Leicester duhet të fitojë Ligën Premier”, ka thënë Guardiola.
City i Guardiolës është afër të bëhet skuadra e parë që nga krijimi i ligës angleze më 1888 që arrin të fitojë ligën e parë për katër sezone radhazi.
Guardiola thotë se mendimi nuk ishte në krye të mendjes së Cityt në fillim të sezonit. Por tani është afër, një kuptim se çfarë do të thotë kjo arritje ka filluar të marrë formë.
“Në fillim të sezonit, ne nuk e mendonim këtë. Dhe pastaj në shkurt, mars dhe prill, ishim ende në lojë. Pas kësaj, diçka u ndez në kokën tonë. Asnjë ekip nuk arriti ta bëjë këtë. Tregon se sa e vështirë është Liverpooli i viteve ’80, Chelsea në vitet ’90 dhe Jose Mourinho, Arsenali me Arsene Wenger nuk e bëri këtë”, përfundoi spanjolli. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit
Si rreshtohet Milani pas revolucionit në afatin e dimrit: Nënshkrimet e fuqishme që ndryshojnë formacionin dhe vendosin objektiva të fuqishëm
Joao Felix arrin në Milano, marrëveshja mes klubeve është arritur
Truproja e Messit më në fund u mposht nga një tifozë - shikoni si ai e mashtroi dhe arriti te argjentinasi
Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze