LAJMI I FUNDIT:

Superkompjuteri parashikon kampionin e Ligës Premier – ka një befasi

Superkompjuteri parashikon kampionin e Ligës Premier – ka një befasi

Tanimë është e garantuar se do të futemi në javën e fundit të sezonit në Ligën Premier dhe gara për titull në Ligën Premier do të jetë ende e hapur.

Arsenali dhe Manchester City nuk gabuan as javën që lamë pas duke fituar ndeshjet e tyre respektive, dhe tani vetëm një pikë i ndan këto dy ekipe teksa po i afrohemi javës së fundit të sezonit 2023/2024.

City e nisi vikendin me një udhëtim të vështirë në letër tek Fulhami në Londër, por që e dominuan nga fillimi deri në fund.

Fulhami pati vetëm një goditje në portë për 90 minuta dhe City fitoi me rezultat të thellë 4-0 në një ndeshje ku shkëlqeu Josko Gvardiol me dy gola të shënuar.

Ekipi i Mikel Artetas u kundërpërgjigj me një fitore pasditen e së dielës ndaj rivalëve të Cityt, Manchester United, duke e ditur se fitorja është e domosdoshme për të vazhduar garën për titull.

Ata u kundërpërgjigjën në mënyrën më të mirë të mundshme dhe fituan me rezultat minimal 1-0 falë një goli të shënuar nga Leandro Trossard.

Sidoqoftë, City hyri vikendin që lamë pas me 65.1 për qind të shanseve për të fituar Ligën Premier, dhe kjo përqindje tashmë ka rënë në 58.7.

Kjo do të thotë se gjasat e Arsenalit për të fituar titullin janë rritur 7.2 për qind si rezultat i fitores së tyre në ‘Old Trafford’. Superkompjuteri tani iu jep atyre 41.3 për qind të shanseve për t’u shpallur kampion./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Sylvinho tregon pse nuk e aktivizoi Mirlind Dakun në asnjërën nga miqësoret

Sylvinho tregon pse nuk e aktivizoi Mirlind Dakun në asnjërën nga miqësoret

Kombëtarja e Shqipërisë
Vazhdojnë gabimet trashanike të Manuel Neuer, kamerat kapin Ter Stegenin në bankë rezervë

Vazhdojnë gabimet trashanike të Manuel Neuer, kamerat kapin Ter Stegenin në bankë rezervë

Përfaqësueset
Ndryshimi drastik në trup i ish-golashënuesit më të ri në La Liga i mahniti të gjithë, por ai është ende ‘mjeshtër’ i golit

Ndryshimi drastik në trup i ish-golashënuesit më të ri në La Liga i mahniti të gjithë, por ai është ende ‘mjeshtër’ i golit

Ndërkombëtare
Eksod masiv tek Bayerni – gjashtë yje mund të largohen nga bavarezët këtë verë

Eksod masiv tek Bayerni – gjashtë yje mund të largohen nga bavarezët këtë verë

Bundesliga
Jose Mourinho zgjedh katër favoritët e tij për të fituar Euro 2024

Jose Mourinho zgjedh katër favoritët e tij për të fituar Euro 2024

Përfaqësueset
Vicenzo Montella kompleton listën e Turqisë prej 26 lojtarëve për Euro 2024

Vicenzo Montella kompleton listën e Turqisë prej 26 lojtarëve për Euro 2024

Përfaqësueset
Kalo në kategori