LAJMI I FUNDIT:

SHBA njofton paketën e radhës 370 milionë euroshe për Ukrainën

SHBA njofton paketën e radhës 370 milionë euroshe për Ukrainën

Uashingtoni ka njoftuar se ka për qëllim të ndihmojë Ukrainën të shmangë përpjekjet në rritje ruse për të hapur Kharkivin, qytetin e dytë më të madh të Ukrainës.

Bëhet e ditur se SHBA-ja do ta furnizojë ushtrinë ukrainase me një tjetër paketë ndihma ushtarake në vlerë të 370 milionë eurove.


Siç raportohet, në paketë përfshihen raketa, automjete patrullimi dhe raketa kundër rrezatimit të cilat vijnë nga rezervat ekzistuese të SHBA-së, në mënyrë që të mund të arrijnë më shpejt në frontin e luftës, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.

Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, theksoi se ndihma synon ta forcojë mbrojtjen e Ukrainës e veçanërisht në Kharkiv, ku sulmet ruse janë të shpeshta.

A po përpiqet Rusia të hap një front të ri - çfarë thonë autoritetet ukrainase?
Lexo po ashtu A po përpiqet Rusia të hap një front të ri - çfarë thonë autoritetet ukrainase?

Kirby u shpreh se ndihma amerikane do ta forcojë Ukrainën gjatë gjithë vitit 2024.

Ndryshe, së fundmi ushtrisë së Volodymyr Zelenskyt iu desh të përforconte rajonin verilindor të Kharkivit për të penguar një përpjekje ruse.

Guvernatori i Kharkivit, Oleh Syniehubov, tha se bombardimet ruse kanë shënjestruar edhe Vovchansk, qytet ky më pak se pesë kilometra nga kufiri rus.

Sipas ushtarëve ukrainas, sulmet e fundit mund të shënojnë fillimin e një përpjekjeje ruse për të krijuar një “zonë sanitare” që Vladimir Putin u zotua ta krijonte për të ndaluar sulmet në Belgorod dhe rajone të tjera. /Telegrafi/