LAJMI I FUNDIT:

Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Shërbimi ukrainas i sigurisë (SBU) ka njoftuar se ka parandaluar një komplot rus për të vrarë presidentin Volodymyr Zelensky dhe zyrtarë të tjerë të rangut të lartë ukrainas.

Siç raporton BBC, dy pjesëtarë të njësisë së mbrojtjes së qeverisë ukrainase janë arrestuar, transmeton Telegrafi.

SBU tha se ata ishin pjesë e një rrjeti agjentësh që i përkisnin shërbimit rus të sigurisë shtetërore (FSB).


Ata thuhet se kishin kërkuar për “ekzekutues” të gatshëm midis truprojave të Zelensky për ta rrëmbyer dhe vrarë presidentin ukrainas.

Armët perëndimore kundër objektivave në Rusi?
Lexo po ashtu Armët perëndimore kundër objektivave në Rusi?

Objektivat e tjerë përfshinin kreun e inteligjencës ushtarake Kyrylo Budanov dhe shefin e SBU, Vasyl Malyuk, shtoi agjencia ukrainase e sigurisë.

Grupi thuhet se kishte planifikuar të vriste shefin e inteligjencës ushtarake të Ukrainës, Budanov, përpara Pashkëve Ortodokse.

Sipas SBU, grupi po planifikonte të përdorte një “sinjalizues” për të marrë informacion rreth vendndodhjes së tij, të cilin më pas do ta sulmonin me raketa dhe dronë.

Një nga oficerët që u arrestua më vonë kishte blerë tashmë dronë dhe mina kundër personelit, tha SBU.

Kritiku i Kremlinit, Kara-Murza fiton çmimin Pulitzer për komentet e shkruara nga qelia e burgut
Lexo po ashtu Kritiku i Kremlinit, Kara-Murza fiton çmimin Pulitzer për komentet e shkruara nga qelia e burgut

Kreu i SBU, Vasyl Malyuk tha se sulmi supozohej të ishte “një dhuratë për Putinin përpara inaugurimit”.

“Operacioni u shndërrua në një dështim të shërbimeve speciale ruse. Por ne nuk duhet të harrojmë – armiku është i fortë dhe me përvojë, ai nuk mund të nënvlerësohet”, shtoi Malyuk.

Dy zyrtarët ukrainas po mbahen nën dyshimin për tradhti dhe përgatitje të një akti terrorist.

SBU tha se tre punonjës të FSB-së mbikëqyrën organizimin e sulmit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Azia
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Amerika
Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Evropa
Pamje të reja të raketës balistike ndërkontinentale ruse që godet Ukrainën

Pamje të reja të raketës balistike ndërkontinentale ruse që godet Ukrainën

Evropa
Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon  Trump

Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon Trump

Amerika
Kalo në kategori