LAJMI I FUNDIT:

Aksident i rëndë në Suharekë, dy të vdekur

Aksident i rëndë në Suharekë, dy të vdekur

Dy persona kanë ndërruar jetë dhe një tjetër është lënduar si pasojë e një aksidenti mes një motoçiklete dhe një veture në magjistralen Prizren-Suharekë.

Zëdhënësi i Policisë rajonale për Priren Vesel Gashi ka deklaruar se aksidenti ka ndodhur në hyrje të Suharekës rreth orës 17:35.


“Në këtë aksident janë përfshirë një automjet me targa vendore dhe një motoçikletë. Fatkeqësisht, ka ndërruar jetë drejtuesi i motoçikletës dhe bashkudhëtari i tij. Vdekjen e tyre e kanë konfirmuar mjekët në QKMF në Suharekë. Lëndime ka marrë bashkudhëtari i drejtuesit të automjetit, i cili ndodhet për trajtim mjekësor në Prizren”, tha ai.

Lidhur me rastin po merret Njësiti i hetimeve të trafikut rajonal të Prizrenit.

Zëdhënësi Vesel Gashi apelon të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat pasi që vetëm në këtë mënyrë mund të parandalohen raste të tilla në të ardhmen.

Mediat lokale kanë publikuar pamje nga vendi ku ka ndodhur aksidenti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Spiuni serb i arrestuar në Mitrovicë, ishte agjent rezident i BIA-s, filmoi fshehurazi KFOR-in e policinë – u zbulua nga AKI

Spiuni serb i arrestuar në Mitrovicë, ishte agjent rezident i BIA-s, filmoi fshehurazi KFOR-in e policinë – u zbulua nga AKI

Siguri
Në

Në "Debat Plus", publikohet audio-incizimi mes Bedri Shabanit dhe Bogolub Janiceviqit, përgjegjës për masakrën e Reçakut

Siguri
Dëshmia në Gjykatë: Si i kishin detyruar policët serbë shqiptarët që t’i varrosin civilët e vrarë gjatë luftës në Istog

Dëshmia në Gjykatë: Si i kishin detyruar policët serbë shqiptarët që t’i varrosin civilët e vrarë gjatë luftës në Istog

Drejtësi
Ish-hetuesi i Policisë së Kosovës tregon kush është Aleksandar Vlajiq me nofkën “snajper”, i arrestuar për spiunazh

Ish-hetuesi i Policisë së Kosovës tregon kush është Aleksandar Vlajiq me nofkën “snajper”, i arrestuar për spiunazh

Siguri
Ish-zv.ministri Gashi: Disa xhami në Prishtinë janë të financuara nga Serbia

Ish-zv.ministri Gashi: Disa xhami në Prishtinë janë të financuara nga Serbia

Lajme
Rama nderon me mirënjohje humanistin Kastrati, për ndërtimin e 23 banesave në Lezhë

Rama nderon me mirënjohje humanistin Kastrati, për ndërtimin e 23 banesave në Lezhë

Lajme
Kalo në kategori