LAJMI I FUNDIT:

Hamasi njofton se kur do t’i përgjigjet propozimit izraelit për një armëpushim të mundshëm

Hamasi njofton se kur do t’i përgjigjet propozimit izraelit për një armëpushim të mundshëm

Hamasi do t’i përgjigjet propozimit të fundit izraelit për një armëpushim brenda 48 orëve të ardhshme.

Bëhet e ditur se shteti hebraik kërkon lirimin e 33 grave, fëmijëve, të moshuarve dhe të sëmurëve, ndërsa Hamasi pretendon se mban peng vetëm 20 prej tyre.

Por, Izraeli ka deklaruar se kërkesa e tij për lirimin e pengjeve është kusht i padiskutueshëm dhe nëse nuk zbatohet atëherë kërcënon me sulm në Rafah.


Madje, në afërsi të qytetit janë parë mjete të blinduara në gatishmëri për sulm, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.

E nëse Izraeli hyn në Rafah, ofensiva mund të shkaktojë dëme të mëdha pasi qyteti është i mbipopulluar me refugjatë.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se as vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare Penale nuk do të ndikojnë në veprimet ushtarake të Izraelit.

Netanyahu e tha këtë duke iu referuar informacionit të publikuar së fundmi në lidhje me mundësitë e një vendimi nga Gjykata në Hagë për një urdhërarrest për Netanyahun dhe politikanë të tjerë.

Ndryshe, raportohet se në Gazë kanë mbërritur më shumë ndihma humanitare.

Përballë presionit ndërkombëtar, Izraeli ka ndihmuar në depërtimin e ndihmave humanitare në territoret palestineze.

Ushtria izraelite ka publikuar edhe një video të ndërtimit në vazhdim të bazës lundruese amerikane, e synuar për të dërguar ndihmë nga deti drejt tokave palestineze. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Lituania thotë se ka kapur furnizime ushtarake që ishin nisur për në Rusi dhe i ka dërguar në Ukrainë

Lituania thotë se ka kapur furnizime ushtarake që ishin nisur për në Rusi dhe i ka dërguar në Ukrainë

Botë
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Botë
Zbulohet shuma rekord e ndihmës ushtarake të SHBA-së për Izraelin që nga fillimi i luftës në Gaza

Zbulohet shuma rekord e ndihmës ushtarake të SHBA-së për Izraelin që nga fillimi i luftës në Gaza

Botë

"Viti i vuajtjeve": Rrëfimi i palestinezëve të rraskapitur, një vit pas fillimit të luftës së Izraelit në Gaza

Botë
Inteligjenca ushtarake ukrainase shkatërron sistemin kundërajror rus Osa – e godet me dron kamikaz

Inteligjenca ushtarake ukrainase shkatërron sistemin kundërajror rus Osa – e godet me dron kamikaz

Evropa
Lideri i Hamasit filmohet duke bartur valixhen me 25 kilogramë dinamit derisa kalon në tunel me gruan dhe tre fëmijët

Lideri i Hamasit filmohet duke bartur valixhen me 25 kilogramë dinamit derisa kalon në tunel me gruan dhe tre fëmijët

Azia
Kalo në kategori