Po ndiqet nga tre top klube evropiane, ylli i Realit po refuzon kontratën e re dhe dëshiron largimin nga Los Blancos
Në fillim të sezonit 2023-24, Andriy Lunin ishte portieri i tretë i Real Madridit pas Thibaut Courtois dhe Kepa Arrizabalagas.
Megjithatë gjërat kanë ndryshuar për mirë për ukrainasin, pasi Courtois u lëndua dhe Lunin arriti t’ia marrë vendin e titullarit spanjollit Kepa.
Por e ardhmja e tij vazhdon të jetë e paqartë pas paraqitjeve të jashtëzakonshme këtë edicion me fanellën madrilene.
Përfaqësuesi aktual i Andriy Lunin, agjenti Jorge Mendes, po shqyrton tre oferta për portierin ukrainas.
Për momentin, futbollisti nuk është i sigurt nëse do të rinovojë kontratën me Real Madridin apo do të provojë fatin larg Santiago Bernabeu.
Edhe pse aktualisht shërben si portieri titullar, ukrainasi pak a shumë ka supozuar se, sapo Thibaut Courtois të lërë pas problemet e tij fizike, ai do të jetë sërish vetëm opsion rezervë dhe ndaj dhe dyshimet e tyre, pasi me belgun në top-formë opsionet e grumbullimit të minutave do të zvogëlohen pothuajse në zero.
Më tej, pas paraqitjes së tij të dukshme në muajt e fundit, ekipe të ndryshme kanë filluar të interesohen për ta punësuar. Në fakt, sot, agjenti i tij, Jorge Mendes, tashmë po shqyrton propozime nga klube të tilla relevante si Paris Saint-Germain, Bayern Munich apo Manchester United.
“Ka një lojtar të cilit i përfundon kontrata vitin e ardhshëm dhe gjëja normale është që Madridi dëshiron që ai të vazhdojë, por ai po mendon të largohet këtë vit ose vitin tjetër si lojtar i lirë nëse nuk është titullar”.
“Ai ka tre oferta. Një nga PSG , por është Donnarumma, një tjetër nga Manchester United dhe një e tretë nga Bayern Munich, ai është një portier i mirë, ai po e tregon këtë “, deklaroi gazetari Eduardo Inda mbrëmë në El Chiringuito. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Armend Thaqi për finalen ndaj Prishtinës: Luftojmë për t’ia sjell Ballkanit trofeun e parë të Kupës së Kosovës
Voska Sport pranë historisë, kërkon trofeun e parë të Kupës kundër Tikveshit
Toni Kroos njofton ma anë të një deklarate emocionuese vendimin tronditës për t’u pensionuar nga futbolli
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251