LAJMI I FUNDIT:

Masakra e Nakaradës, Kurti i kërkon Prokurorisë Speciale të veprojë me ngulm për të sjellur drejtësi

Masakra e Nakaradës, Kurti  i kërkon Prokurorisë Speciale të veprojë me ngulm për të sjellur drejtësi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar masakrën e Nakaradës, ku 16 burra e djem u morën nga ushtria serbe.

Pas shtatë vitesh ata u gjetën në varrezën masive në Batajnicë të Beogradit.

“16 burrat dhe djemtë e familjes Mirena, policia dhe paraushtarakët e Serbisë i ndanë nga familjarët e tyre. Për herë të fundit u panë më 21 prill 1999, me duart e lidhura pas shpine, gjersa nën kërcenime e dhunë, ecnin drejt kamionit i cili po priste matanë shinave të trenit”, shkroi Kurti.


Ai shtoi se familjet jetuan në ankthin e pritjes, pa ditur për fatin e tyre për shtatë vite.

“Në vitin 2006, u gjetën në varrezën masive në Batajnicë të Beogradit (nga e cila u zhvarrosën gjithsej 744 shqiptarë të Kosovës)”.

Hetimet për masakrën në Nakaradë i kishte filluar UNMIK-u në vitin 2000.

“Në vitin 2008, dosja i ishte dorëzuar EULEX-it, ndërsa në 2018 çështja u dërgua në Prokurorinë Speciale të Kosovës. Ende nuk janë dënuar autorët e as urdhërdhënësit e kësaj masakre”, tregoi Kurti.

Kryeministri ka bërë thirrje edhe njëherë që shtylla tjetër e pushtetit në Kosovë, sistemi i drejtësisë, të veprojë me ngulm, për të sjellur drejtësi për Nakaradën dhe të gjitha krimet e kryera nga Serbia gjatë luftës në Kosovë.

Në trend Lajme

Më shumë
Shkumbin Sekiraqa dënohet me 4 vjet e gjysmë burgim për lëndim të lehtë trupor, tjetri lirohet nga akuza

Shkumbin Sekiraqa dënohet me 4 vjet e gjysmë burgim për lëndim të lehtë trupor, tjetri lirohet nga akuza

Drejtësi

"KOSOVA BOJKOTON", qytetarët me iniciativë për bojkotim të marketeve me datën 10 shkurt për shkak të çmimeve të larta

Lajme
Osmani në Washington, Presidenca: Është ftuar në Lutjet e Mëngjesit, do të takohet me zyrtarë të administratës amerikane dhe kongresistë

Osmani në Washington, Presidenca: Është ftuar në Lutjet e Mëngjesit, do të takohet me zyrtarë të administratës amerikane dhe kongresistë

Lajme
Supremja rrëzon vendimin e PZAP-it ku kishte dënuar me shtatë mijë euro koalicionin Listën për Familje

Supremja rrëzon vendimin e PZAP-it ku kishte dënuar me shtatë mijë euro koalicionin Listën për Familje

Lajme
Presidentja Osmani sot në Departamentin Amerikan të Shtetit

Presidentja Osmani sot në Departamentin Amerikan të Shtetit

Lajme

"Politika për barazi, jo paga për riprodhim", aksion simbolik me tym të kuq para Kuvendit të Kosovës

Lajme
Kalo në kategori