LAJMI I FUNDIT:

Golden Eagle Ylli mposht Pejën në duelin e parë gjysmëfinal

Golden Eagle Ylli mposht Pejën në duelin e parë gjysmëfinal

Golden Eagle Ylli ka fituar duelin e parë gjysmëfinal, duke mundur Pejën si mysafir me rezultat 84:87 (22:23, 19:19, 30:15, 13:30).

Kampionët kishin epërsi deri në 15 pikë, por në dhjetë minutat e fundit, ish-kampionët ishin të jashtëzakonshëm dhe tani avancojnë në serinë gjysmëfinale 1:0. Skuadra që shënon tri fitore, kualifikohet në finale.

Çereku i parë ishte pothuajse i barabartë, me vendasit që kishin epërsi 14:9, por kjo pjesë përfundoi 22:23. Në periudhën e dytë, therandasit arritën të kishin epërsi deri në shtatë pikë, 33:40, derisa pjesa e parë përfundoi 41:42.


Pejanët e nisën pjesën e dytë për mrekulli dhe ishin të jashtëzakonshëm në periodën e tretë, për tu shkëputur në 15 pikë epërsi 59:44, derisa shifrat pas 30 minutash ishin 71:57.

Pejanët po fitonin 75:67, pesë minuta nga fundit, kur therandasit me një seri vendimtare bën përmbysjen në 75:78, e më pas ngritën epërsinë në 81:86, për të triumfuar në fund 84:87.

Te Peja më i miri ishte Justin Davis me 22 pikë e 12 kërcime, kurse te Golden Eagle Ylli më i miri ishte Alonzo Verge Jr me 32 pikë, pesë kërcime e katër asistime.

Basketbollisti më i miri i Yllit ishte MVP i ndeshjes dhe në momentet vendimtare ishte vendimtar, sidomos në minutat e fundit të përballjes, dhe ia siguroi Yllit fitoren e parë në gjysmëfinale./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
Granit Xhaka renditi lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave - por përzgjedhja e tij shkakton debat

Granit Xhaka renditi lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave - por përzgjedhja e tij shkakton debat

Bundesliga
Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Liga e Kampionëve
Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Liga e Kampionëve
Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

Liga e Kampionëve
UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e

UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e "goditjes së dyfishtë" të Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori