Një shtetas polak i identifikuar si Pawel K. u arrestua me dyshimin se mori pjesë në përgatitjen e vrasjes së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky duke spiunuar dhe zbuluar informacione për sigurinë e aeroportit.
Ai u arrestua në Poloni me akuzën se ishte gati të ndihmonte shërbimin e inteligjencës ushtarake ruse në një komplot për të vrarë presidentin ukrainas, sipas një deklarate nga zyra e prokurorit polak.
Zyra e prokurorit kombëtar të Polonisë tha se burri kërkoi kontakte me rusët e përfshirë drejtpërdrejt në luftën në Ukrainë dhe pritej të transmetonte informacione të detajuar në lidhje me aeroportin Rzeszow-Jasionka në Poloninë juglindore, pranë kufirit me Ukrainën.
Nëse shpallet fajtor, ai mund të përballet me deri në tetë vjet burg, raporton bbc.
Vitin e kaluar, autoritetet polake thanë se kishin arrestuar një grup shtetasish të huaj nën dyshimin se kishin spiunuar për Rusinë. Ata u raportuan se kishin instaluar dhjetëra kamera, duke përfshirë disa rreth aeroportit Rzeszow-Jasionka.
Të enjten, Gjermania fqinje arrestoi dy spiunë të dyshuar rusë të dyshuar se planifikonin të sabotonin ndihmën ushtarake gjermane për Ukrainën. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251