LAJMI I FUNDIT:

Dy të arrestuar në Gjermani të dyshuar për spiunazh rus

Dy të arrestuar në Gjermani të dyshuar për spiunazh rus

Dy burra janë arrestuar në Gjermani për komplot të dyshuar për sulme sabotazhi, duke përfshirë sulme ndaj objekteve ushtarake amerikane, në një përpjekje për të minuar mbështetjen për Ukrainën.

Bëhet e ditur se autoritetet gjermane kanë kontrolluar shtëpitë dhe vendet e punës të dy të dyshuarve, të dy shtetas gjemano-rus, të cilët akuzohen se punonin për një shërbim të huaj sekret.

Madje, njëri nga të dyshuarit i quajtur si Dieter S. dyshohet se kishte diskutuar komplote të mundshme me shërbimin sekret rus që nga tetori i vitit 2023.


Siç raportojnë autoritetet, Dieter S. ishte përgatitur për të kryer sulme me bomba në objekte ushtarake, duke përfshirë ato që operohen nga forcat amerikane, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Objektet e shënjestruara për sulm përfshinin edhe bazën e ushtrisë Grafenwoehr në Bavari, ku ushtarët ukrainas trajnohen për të përdorur tanket amerikane Abrams.

Gjithashtu, Dieter S. dyshohet edhe si anëtar i organizatës terroriste “Republika Popullore e Donetskut”.

“Veprimet kishin për qëllim të minonin mbështetjen ushtarake të ofruar nga Gjermania për Ukrainën”, thuhet në deklaratën e prokurorëve gjermanë.

Ndryshe, ambasada ruse në Berlin ende nuk ka komentuar në lidhje me akuzat. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Unë jam gjallë, nuk është ende vonë", gjermani i dënuar me vdekje në Bjellorusi kërkon ndihmë përmes televizionit shtetëror

Botë
Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Amerika
Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Botë
Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Amerika
Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Serbia
A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

Botë
Kalo në kategori