Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka uruar qytetarët pas mbështetjes për Kosovën nga Asambleja e Këshillit të Evropës.
Tahiri ka thënë se kur jemi bashkë gjithçka arrihet.
“Kur jemi bashkë, gjithçka arrihet, gjithçka është e mundur. Urime qytetarëve të Kosovës, faleminderit miqve të vendit tonë për mbështetje në këtë arritje historike. Urime pafund, ta gëzojmë”, ka thënë Tahiri.
Shumica e deputetëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës mbështeti të martën raporton që rekomandon anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë me seli në Strasburg.
Për votuan 131 deputetë, kundër ishin 29, kurse 11 abstenuan.
Asnjë nga amendamentet e propozuara nga Serbia nuk u miratua.
Çështja tashmë kalon në duart e ministrave të Jashtëm të Këshillit të Evropës, të cilët duhet të vendosin përfundimisht nëse Kosova do të bëhet anëtarja më e re e organizatës.
Krerët shtetërorë të Kosovës mirëpritën vendimin e Asamblesë Parlamentare, duke e cilësuar si dëshmi të përkushtimit të shtetit për demokraci. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh optimist për një vendim pozitiv në Këshillin e Ministrave në maj./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Rivotim në shtatë vendvotime në Maqedoni, sot votojnë të sëmurët dhe të burgosurit
Martesa homoseksuale në Bashkinë e Tiranës, reagojnë të alarmuara komunitetet fetare
Ministri kroat: Situata në Kosovë nuk është e mirë, por forcat tona janë aty për të ruajtur paqen
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251