Shtetet e Bashkuara besojnë se përgjigja e Izraelit ndaj sulmit iranian të fundjavës mund të jetë e kufizuar dhe të fokusohet në goditjen e objektivave kyçë jashtë Iranit.
Ky vlerësim bazohet në diskutimet me zyrtarët izraelitë përpara sulmit të së shtunës mbrëma dhe vihet re se vetë qasja izraelite mund të ketë ndryshuar që atëherë, thanë katër zyrtarë amerikanë për NBC.
Përkundrazi, mungesa e dëmeve serioze mund ta bëjë Izraelin të kërkojë një përgjigje më pak agresive.
Në vend që të sulmojnë Iranin, për të cilin aleatët e Izraelit kanë paralajmëruar se mund ta dërgojë rajonin në një luftë të plotë, zyrtarët thonë se Izraeli mund të sulmojë iranianët, si milicitë në Siri ose grupin Hezbollah në Liban.
Raportet thonë se SHBA pret që Izraeli të informohet për vendimet që merr, por nuk synon të jetë pjesë e hakmarrjes.
Raporti i Channel 12 pretendon se Kabineti i Luftës i Izraelit ka vendosur të përgjigjet “fuqishëm dhe qartë” me mesazhin se “ata nuk do të lejojnë një sulm të kësaj shkalle të mbetet pa përgjigje”.
Ndryshe, Izraeli planifikon të koordinojë aktivitetet me Amerikën. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kur një autoblindë 70-vjeçare ruse BTR-50 sulmon trupat ukrainase, është një lajm i keq për Moskën
Franca mbështet Gjykatën Penale Ndërkombëtare, pasi prokurori kërkoi urdhër-arrest për Netanyahun e Izraelit
Ministrja e Jashtme gjermane në Kiev për një vizitë të paralajmëruar
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251