Avokati, Shkelzen Sopjani pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit dhe mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës ka thënë se pas kësaj ngjarje mund të ketë implikime indirekte por jo të drejtpërdrejta në Republikën e Kosovës.
Ish-inspektori në AKI, Shkelzen Sopjani, tha në Tv Dukagjini se pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit dhe Mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës këto ngjarje nuk mund të jenë ndikuese për Kosovën.
Sipas tij pas kësaj ngjarje mund të ketë implikime indirekte por ai nuk e sheh që mund të ketë ndonjë implikim të drejtpërdrejtë i cili do ta rëndojë apo të ndikojë në mënyrë substanciale në çështjen e Sigurisë në Republikën e Kosovës.
“Sulmi i Iranit ishte kryekëput për qëllime të brendshme për shpërlarje fytyre pasi pasojat e sulmit ishin joekzistente pasi pas gjithë atyre dronëve vetëm dy me sa e di kanë depërtu dhe mund të ndodh që depërtimi i tyre nëse mund të them është bërë me leje të Izraelit sa me pa se me çfarë po ballafaqohen”, tha Sopjani.
Sopjani tregoi se, dronët e njëjtë i prodhon edhe Rusia vetëm se këta i referohen me një emër ndryshe pasi që modelin e atyre dronëve e kanë marrë prej Iranit.
“Nuk janë dronë të jashtëzakonshëm. Janë teknologji shumë e ekspozuar pasi janë përdorur shumë edhe në Ukrainë, përkundër faktit që Serbia posedon ata dronë unë po e shoh që Serbia e ka kuptu që ka shpenzuar shumë në armatim por në çështjet që janë gjenerata më të vjetra që nuk po kryejnë shumë punë, as në Ukrainë apo kudo”, shtoi ai.
Për Sopjanin, Serbia tashmë e ka kuptuar që armatimi i tyre është jashtë avancimit e që të njëjtit po kërkojnë armatim nga vendet perëndimore.
“E pamë vizitën e fundit në Francë që po tentonin të blejnë armatim prej vendeve perëndimore e nuk do ta ketë lehtë të pajiset me armatim prej këtyre shteteve me armatim që është më i avancuar pasi nuk është dëshmu si partner i denjë i këtyre shteteve, përkundër faktit që Franca pranoi parimisht me ia shitë disa aeroplanë”, tha Sopjani.
“Serbia e ka parë që vetë Vuçiqi dhe Serbia duan të largohen prej teknologjisë ruse, iraniane dhe kineze, që kanë shpenzuar shumë para edhe të kalojnë në diçka më të avancuar, pasi eksporti i atij prodhimit ka ra në nivele të medha në të gjithë botën pasi u dëshmua që këto armatime nuk janë të avancuara dhe efikase”, shtoi tutje Sopjani.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKiE thotë se po shqyrton se si të procedojë për rastin e Kosovës
Kosova nuk hyri në agjendë të Komitetit të Ministrave, arsyetohet ministrja Gërvalla: Letrës me ofertën për draft-statutin e Asociacionit i ka humbur relevanca
Moment i veçantë nga samiti rajonal në Mal të Zi, Rama i mat kohën Vuçiqit gjatë fjalimit: Gjithmonë flet më shumë se të tjerët
Osmani: Kosova do të jetë anëtarja e 47-të e Këshillit të Evropës, është vetëm çështje kohe
Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë "një truk” tjetër
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë