Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është shprehur i tronditur për vrasjen e 21-vjeçares në Ferizaj dhe humbja e edhe një gruaje të Kosovës dhe nga rrethanat e rënda të kësaj vrasjeje mizore.
Sveçla, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “edhe përkundër përpjekjeve për rritjen e sigurisë për vajzat dhe gratë, rastet si vrasja e sotme, janë thirrje për reflektim për të gjithë ne, si institucione dhe si shoqëri”.
“Përgëzoj Policinë e Kosovës për reagimin e shpejtë në arrestimin e dorasit dhe do të kujdesem që të ndërmarrim gjithçka që na takon si Ministri e Punëve të Brendshme në zbardhjen e të gjitha rrethanave të rastit dhe përgjegjësisë së secilit zyrtar. Pavarësisht arrestimit të dorasit, është e domosdoshme sjellja e drejtësisë pa vonesë”, ka shkruar Sveçla, transmeton Telegrafi.
Ai i ka shprehur ngushëllime familjes së të ndjerës ndërsa të plagosurit i ka uruar shërim të shpejtë.
Një grua ka mbetur e vrarë nga të shtënat me armë zjarri në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj, pasditen e 12 prillit, kurse vëllai i saj i mitur është plagosur. Dorasi dyshohet se ishte ish-bashkëshorti i viktimës.
Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt, ka konfirmuar se gruaja, e identifikuar me inciale, E.C, 21 vjeçe, ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërkaq është plagosur edhe D.C, 15 vjeç.
I plagosuri është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj dhe është jashtë rrezikut për jetë.
Policia tha se ngjarja ndodhi në orën 14:40 dhe i dyshuari V.A, 36 vjeç, fillimisht kishte ikur nga vendi i ngjarjes, por autoritetet arritën ta arrestonin.
Ai, sipas Prokurorisë Themelore, është dërguar në mbajtje prej 48-orësh, dhe për të do të kërkohet masa e paraburgimit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251