LAJMI I FUNDIT:

Tifozët e Monterreyt kërcejnë mbi fanellën e Leo Messit pasi Inter Miami u eliminua

Tifozët e Monterreyt kërcejnë mbi fanellën e Leo Messit pasi Inter Miami u eliminua

Pavarësisht përpjekjeve më të mira të Lionel Messit, Inter Miami u përball me një humbje kundër Monterrey me rezultat 3-1 në çerekfinalen e Concacaf Championship Cup dhe tani është jashtë turneut.

Gjatë gjithë ndeshjes, tifozët meksikanë ishin armiq të ikonës argjentinase, duke e fërshkëlyer çdo prekje të tij.


Veprimet e tyre nuk u ndalën me kaq teksa ata festuan fitoren duke kërcyer…mbi fanellën e Messit dhe shpërndanë videon që shumë shpejt u bë virale në TikTok.

Eliminimi i Miamit nga kjo garë do të thotë se ata gjithashtu do të humbasin një vend në Kupën e Botës për klube të FIFA-s,

Kjo garë është planifikuar për vitin 2025 në Shtetet e Bashkuara. /Telegrafi/