LAJMI I FUNDIT:

Rrëzohet një helikopter i ushtrisë ruse në Krime

Rrëzohet një helikopter i ushtrisë ruse në Krime

Zëdhënësi i marinës ukrainase, Dmytro Pletenchuk, ka njoftuar se një helikopter i ushtrisë ruse Ka-27 është rrëzuar në Krimenë e pushtuar nga ruset.

Këto komente ai i bëri në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, transmeton Telegrafi.


“Një helikopter rus Ka-27 është rrëzuar në Krime. Kërkonte diçka dhe e gjeti”, ka shkruar ushtaraku ukrainas.

Ai nuk ka  dhënë detaje më të hollësishme, përfshirë llojin e armëve që e posedonte helikopteri i rrëzuar.

Rusia ka humbur 325 helikopterë që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë. Ka-27 është një helikopter i epokës së Bashkimit Sovjetik i dizajnuar për kryerjen e detyrave të ndryshme të marinës. /Telegrafi/