LAJMI I FUNDIT:

Dita e dytë e fushatës, shtatë kandidatët për president nisin me premtimet

Dita e dytë e fushatës, shtatë kandidatët për president nisin me premtimet

Dje (4 prill) në Maqedoninë e Veriut ka nisur fushata për zgjedhjet presidenciale, të cilat do të mbahen më 24 prill. Shtatë kandidatët sot kanë vazhduar takimet me qytetarët.

Kandidati i LSDM-së Stevo Pendarovski, sot në Probishtip dhe Shtip, u shpreh i bindur vetëm me unitet do të ndodh anëtarësimi në BE.


“Jam i bindur se nëse kemi unitet minimal mes nesh, po flas edhe për opozitën, shumë lehtë në 4 deri në 5 vitet e ardhshme do të bëhemi anëtare e BE-së dhe me këtë, në mënyrë praktike, do të rrumbullakojmë të gjithë qëllimet strategjike për të cilat kanë ëndërruar shumë gjenerata maqedonase dhe qytetarë të Maqedonisë. Në atë pjesë nuk jam i sigurt, për fat të keq kemi bashkëpunëtorë dhe bashkëbisedues nga ana tjetër”, tha Pendarovski.

Kandidatja e OBRM-PDUKM-së Gordana Siljanovska-Davkova, sot ka mbajtur tubim në Strugë.

“Çfarë mund të bëjë presidenti për gjykatën?”, Shumë. Aty ka një organ që quhet Këshilli Gjyqësor, por është më shumë një organ partiak apo politik se sa një organ i pavarur gjyqësor që duhet të kujdeset për cilësinë e gjyqtarëve, i cili duhet të shkarkojë gjyqtarët kur ata nuk janë të cilësisë së mirë dhe kur nuk udhëhiqen nga parimi i kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë”, tha Siljanovska.

Kandidati për president të GROM-it, Stevçe Jakimovski, fushatën e vazhdoi me takim me banorët e Gostivarit.

Jakimovski, foli me qytetarët e Gostivarit për zhvillimet aktuale dhe përmendi se brenga më e madhe është shpërngulja, dhe siç përmendi, kjo është për shkak të politikave të këqija të garniturave të deritanishme në pushtet.

“Arsyeja e eksodit masiv është sjelljet poltronike e zyrtarëve, duke mos marrë parasysh për shtetin e tyre por për shtetet e tjera”, tha Stevçe Jakimovski, kandidat nga GROM-i.

Karvani i Frontit Europian, Bujar Osmani, ka zbarkuar sot në Komunën e Studeniçanit. Në Batincë, Moranë, Koliçan i Poshtëm. Kandidati për President ka takuar qytetarët e kësaj ane dhe prej afër është njoftuar me shqetësimet dhe problemet që kanë.

“Më vjen mirë që jemi bërë bashkë të gjitha komunitetet. Krenar që gjenerata ime po e pret këtë Front të madh të të gjitha komuniteteve. Çështja tjetër, ndoshta ju duket larg, por besoni se nuk ka mënyrë tjetër për standard më të mirë, përveç se të anëtarësohemi në BE”, deklaroi Osmani.

Para banorëve të Komunës së Studeniçanit Osmani kërkoi mbështetjen e tyre për të vazhduar misionin për anëtarësimin e vendit në BE.

Kandidatja e “Të Majtës”, Biljana Vankovska, sot nga Shtipi tha se hapi i parë që do ta bëjë nëse fiton besimin e qytetarëve do të jetë ndërprerja e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Republikën e Bullgarisë. Në këtë kontekst, ajo tha se përpos varfërisë, qytetarët janë të lënduar edhe nga çështja kombëtare.

“Unë premtova se do ta them të vërtetën dhe e them qartë atë që qytetarët ndjejnë dhe nuk mund ta thonë”, tha Vankovska në takimin e sotëm me qytetarët në Shtip në kuadër të fushatës së saj për president të shtetit”, tha Vankovska.

Vankovska theksoi se qytetarët i njohin synimet e sinqerta për ruajtjen e kombëtares dhe kërkojnë që dikush të thotë atë që nuk i lejohet.

Kandidati i VLEN-it Arben Taravari, ka qëndruar në Dibër prej ku tha se më 9 maj – Ditën e Evropës do të kemi një “Qeveri të 3-të” në të cilën nuk do të jenë prezente dy partitë që janë aktualisht në pushtet, LSDM dhe BDI.

“Pas një muaji dalin në pension, është koha që të shkojnë në opozitë. Gjatë fushatës nuk do ta përmend BDI-në, por do të prezantoj platformën time. Këtu në Dibër vendosa të flas për Kushtetutën e cila është një nga katër shtyllat e platformës sime. Marrëveshja e Ohrit nuk u zbatua kurrë plotësisht. Edhe sot nuk është përmbushur shtylla kryesore e Marrëveshjes së Ohrit, që është decentralizimi fiskal. Kur të vendoset përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë, “VLEN” në qeverinë e re do të vendosë kushtin që të fshihet 20 për qind për përdorimin e gjuhës shqipe”, tha Taravari.

Kandidati Maksim Dimitrievski ka takuar qytetarët në Dellçevë, prej ku u kërkoi që ata të analizojnë ofertat e kandidatëve dhe më pas të sjellin vendim.

“Votuesit duhet të shkojnë masivisht në qendrat e votimit, të guxojnë të japin mbështetjen e tyre për kandidatin që mendojnë se e meriton. Unë kam punuar, po punoj dhe do të vazhdoj të punoj për qytetarët dhe mendoj se mund t’i kthejmë gjërat në normalitet sepse aktualisht jetojmë në një shoqëri të varur dhe peng të subjekteve politike, partive që ndryshojnë nga viti në vit”, tha Dimitrievski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë "një truk” tjetër

Politikë
Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit

Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit

Lajme

"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin

Lajme
Knaus: Komiteti i Ministrave të caktoj një mbledhje të jashtëzakonshme brenda disa jave, të votojë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara me çështjen e Asociacionit

Knaus: Komiteti i Ministrave të caktoj një mbledhje të jashtëzakonshme brenda disa jave, të votojë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara me çështjen e Asociacionit

Lajme
Sfidat dhe përgjegjësia e mediave në gjuhën serbe në Kosovë, flasin Zulfija Jakupi e Isak Vorguçiq

Sfidat dhe përgjegjësia e mediave në gjuhën serbe në Kosovë, flasin Zulfija Jakupi e Isak Vorguçiq

Lajme
Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin

Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin

Lajme
Kalo në kategori