LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Kosova e gatshme për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Kurti: Kosova e gatshme për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka pritur sot në takim Kryetarin e Komisionit për Çështje Politike dhe Demokraci, në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Bertrand Bouyx.

Kryeministri Kurti falënderoi z.Bouyx për përkrahjen e tij në procesin e anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës. Pas miratimit të raportit të raportueses Dora Bakoyannis në Komision, pritet votimi i të njëjtit nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës me 16 prill.

“Republika e Kosovës po shënon progres të vazhdueshëm në zhvillimin e demokracisë dhe sundimit të ligjit, sipas organizatave prestigjioze ndërkombëtare”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.


“Besimi në të drejtat e njeriut është thelbësor pasi i bën bashkë universalitetin dhe barazinë”, tha kryeministri Kurti gjatë takimit.

Republika e Kosovës është e përkushtuar ndaj garantimit të të drejtave të të gjithë qytetarëve dhe është e gatshme të rreshtohet me shtetet tjera anëtare në mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave dhe lirive themelore, përmes anëtarësimit në Këshillin e Evropës në 75-vjetorin e themelimit të tij. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Hapet Tuneli i Llogorasë me ceremoni festive, shkurtohet rruga për në plazhet e jugut

Hapet Tuneli i Llogorasë me ceremoni festive, shkurtohet rruga për në plazhet e jugut

Lajme
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy personave për vjedhje

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy personave për vjedhje

Kronika e Zezë
Apartamente nga 1400 dollarë nata, vajza e Donald Trump konfirmon investimin luksoz në Sazan të Shqipërisë

Apartamente nga 1400 dollarë nata, vajza e Donald Trump konfirmon investimin luksoz në Sazan të Shqipërisë

Lajme
Kurti: Kërcënimet ndaj sigurisë së Kosovës janë në rritje, një front i ri në Ballkan do t'i shërbente Rusisë dhe Serbisë

Kurti: Kërcënimet ndaj sigurisë së Kosovës janë në rritje, një front i ri në Ballkan do t'i shërbente Rusisë dhe Serbisë

Siguri
Parregullsitë në Testin e Maturës – kopjime masive dhe manipulime, organizata ETEA publikon të gjeturat

Parregullsitë në Testin e Maturës – kopjime masive dhe manipulime, organizata ETEA publikon të gjeturat

Arsim
Kapen me rreth 84,000 euro të padeklaruara, ndalohen dy shtetas polakë në Han të Hotit

Kapen me rreth 84,000 euro të padeklaruara, ndalohen dy shtetas polakë në Han të Hotit

Lajme
Kalo në kategori