LAJMI I FUNDIT:

Mercenarët rus të Wagner po vrasin civilët në Mali

Mercenarët rus të Wagner po vrasin civilët në Mali

Grupi mercenar rus Wagner po ndihmon forcat qeveritare në Malin qendror dhe verior të kryejnë bastisje dhe sulme me dronë, duke vrarë kështu shumë civilë, përfshirë edhe fëmijë, kanë njoftuar grupet e të drejtave të njeriut.

Mali së bashku me fqinjët e tij Burkina Faso dhe Niger, ka luftuar për më shumë se një dekadë me grupet xhihadiste si Al-Kaeda dhe ISIS.


Pas grushtshteteve të fundit, qeveria ka dëbuar forcat franceze dhe në vend të tyre i është drejtuar për ndihmë njësive mercenare ruse.

Kjo ndikoi që dhuna në atë zonë që nga viti 2021 të përshkallëzohet dhe qeveria e vendit të shtojë operacionet, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.

“Qeveria ushtarake e Malit e mbështetur nga Rusia, po kryen abuzime të tmerrshme”, tha Illaria Allegrozzi nga Human Rights Watch.

Në një shembull bastisjeje të kryer nga forcat qeveritare dhe ato ruse, Human Rights Watch tha se ushtria ka hyrë në një fshat pranë një baze ushtarake në Malin Qendror dhe ka arrestuar 25 persona, duke përfshirë katër fëmijë. Trupat e tyre janë gjetur më vonë me sy të lidhur dhe me plagë plumbash në kokë.

Ndërkohë, sulmet me dronë gjatë kësaj jave kanë vrarë të paktën 13 civilë, duke përfshirë shtatë fëmijë të moshës 2 deri në 17 vjeç.

Ndryshe, juntat qeverisëse në atë rajon kanë njoftuar për një forcë të përbashkët sigurie për të luftuar dhunën ekstreme në Sahel. Kjo pason me mbështetjen e tyre te Rusia, ndërsa largohen nga vendet e tjera rajonale dhe perëndimore.

Megjithëse ushtritë kanë premtuar t’i japin fund kryengritjeve në ato territore, me sa duket dhuna atje vetëm po përkeqësohet. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Cilat vende i paguajnë njerëzit për të shkuar me biçikletë në punë?

Cilat vende i paguajnë njerëzit për të shkuar me biçikletë në punë?

Botë
Forcat ruse filluan një shtytje

Forcat ruse filluan një shtytje "të rrezikshme" në rajonin verilindor të Kharkivit të Ukrainës - vlerëson ISW

Botë

"Moment jashtëzakonisht i rrezikshëm": Kryediplomati britanik flet për situatën në rajonin e Kharkiv të Ukrainës

Botë
Erdogan akuzon rëndë kryeministrin izraelit: Metodat gjenocidale të Netanyahut do ta bënin xheloz Hitlerin

Erdogan akuzon rëndë kryeministrin izraelit: Metodat gjenocidale të Netanyahut do ta bënin xheloz Hitlerin

Azia
Zhvillime dramatike në Rusi - Putini propozon zëvendësimin e ministrit të Mbrojtjes, aleatit Sergei Shoigu

Zhvillime dramatike në Rusi - Putini propozon zëvendësimin e ministrit të Mbrojtjes, aleatit Sergei Shoigu

Botë
Kalo në kategori