Kancelari gjerman Olaf Scholz ka thënë se paqja në Ukrainë është e “mundur në çdo moment”, nëse presidenti rus Vladimir Putin ndalë fushatën e tij barbare ushtarake dhe të tërheq trupat e tij nga Ukraina.
Këto komente Scholz i bëri gjatë një interviste dhënë për Maerkische Allgemeine Zeitung, duke theksuar se “gjithmonë ka pasur iniciativa ndërmjetësimi” për t’i dhënë fund luftës të zhvilluar nga Rusia kundër Ukrainës, transmeton Telegrafi.
“Menjëherë pas shpërthimit të luftës, palët e përfshira në luftë negociuan drejtpërdrejt me njëra-tjetrën. Por ato bisedime dështuan sepse Rusia i përdori ato vetëm si pretekst për të lëvizur trupat e saj në të njëjtën kohë në lindje të Ukrainës, dhe të përgatisë ofensivën në shkallë të gjerë”, tha Scholz.
“Filluan masakrat në Bucha dhe Irppin, krime të tmerrshme kundër të drejtave të njeriut që i kryen forcat ruse kundër popullatës civile”, shtoi kancelari gjerman duke rikujtuar se për këto gjëra dështuan edhe bisedimet mes Kievit dhe Moskës.
Megjithatë një marrëveshje tjetër ishte arritur më vonë sa i përket grurit të Ukrainës që shpërndahet nëpër botë përmes Detit të Zi, të cilën Putini e anuloi më vonë.
“Paqja është e mundur në çdo moment, Putini thjesht duhet të ndërpresë fushatën e tij barbare ushtarake dhe të tërheq trupat”, tha krejt për fund Scholz. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Valë e re zhvendosjesh, Izraeli urdhëron evakuimin e Gazës Lindore
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus
Izraeli vret liderin e Hezbollahut, i cili planifikoi një sulm të hollësishëm ndaj ushtarëve amerikanë në Irak
Toka është anuar pothuajse një metër - shpjegimi shkencor dhe rreziku që vjen me të
Urdhërarrest për Netanyahun: Vendet evropiane që janë zotuar ta prangosin dhe ato ku ai ende mund të jetë i mirëpritur
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400
Ukrainasit shkatërrojnë pajisjet dhe municionet e rusëve në Kreminna – pamje nga aksioni
Izraeli vret liderin e Hezbollahut, i cili planifikoi një sulm të hollësishëm ndaj ushtarëve amerikanë në Irak
Shefi i NATO-s drejt Turqisë - çfarë do të diskutojë ai me Erdoganin?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj