LAJMI I FUNDIT:

E dhimbshme: Në përpjekje për të marrë ndihma humanitare, 12 palestinezë u mbytën në det

E dhimbshme: Në përpjekje për të marrë ndihma humanitare, 12 palestinezë u mbytën në det

Zyra e mediave qeveritare e Gazës, e drejtuar nga Hamasi, thotë se 18 palestinezë janë vrarë gjatë përpjekjes për të mbledhur ndihmat e nevojshme që u hodhën mbi Gazën veriore.

Ndërsa sipas një deklarate, dymbëdhjetë persona u mbytën kur hynë në det për të marrë pako ushqimore, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Gjashtë të tjerët u shkelën për vdekje kur pako të tjera ndihme ranë në tokë.

Ajo bëri thirrje për “një fund të menjëhershëm” të fluturimeve, duke i quajtur ato “fyese, të gabuara, të papërshtatshme dhe të padobishme”.

Deklarata nuk jep detaje të mëtejshme në lidhje me incidentet.

Izraeli, i cili është nën presion për të lejuar më shumë ndihma në Gaza nëpërmjet tokës, thotë se ka lehtësuar lëshimin nga ajri të 159 paketave prej një ton ndihme mbi Gazën veriore të hënën.

Shtetet e Bashkuara thonë se dy avionë C-17 ndihma të hënën, ndërsa Britania e Madhe thotë se një prej avionëve të saj A400M hodhi 10 tonë ujë, oriz, vaj gatimi, miell, mallra të konservuara dhe ushqime për fëmijë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Publikohen pamjet se si luftojnë ushtarët e huajë në krah të ukrainasve kundër rusëve

Publikohen pamjet se si luftojnë ushtarët e huajë në krah të ukrainasve kundër rusëve

Evropa
Anija “lundron” mbi det dhe kjo foto nuk është montazh: Njerëzit fërkojnë sytë me mosbesim për shkak të imazhit nga Greqia

Anija “lundron” mbi det dhe kjo foto nuk është montazh: Njerëzit fërkojnë sytë me mosbesim për shkak të imazhit nga Greqia

Botë
Treni i verdhë japonez shkon gjithmonë bosh dhe të gjithë “përkulen para tij” - çfarë misioni kryen në linjat e shpejtësisë së lartë

Treni i verdhë japonez shkon gjithmonë bosh dhe të gjithë “përkulen para tij” - çfarë misioni kryen në linjat e shpejtësisë së lartë

Azia
Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Evropa
Pamje nga përmbytjet masive në Afganistan, më shumë se 300 të vdekur

Pamje nga përmbytjet masive në Afganistan, më shumë se 300 të vdekur

Botë
Kalo në kategori