Publikohen pamjet se si luftojnë ushtarët e huajë në krah të ukrainasve kundër rusëve

Ukraina po vazhdon me sukses të përballet me forcat pushtuese ruse.
Ukrainasit po ndihmohen vazhdimisht në luftën kundër Rusisë, ku në radhët e forcave ushtarake ka edhe ushtarë të huaj.
Inteligjenca e Mbrojtjes e Ukrainës ka shfaqur së fundi në rrjetet sociale video se si luftojnë të huajt.
Në fakt, inteligjenca ka treguar se si ushtarët e Legjionit Ndërkombëtar punojnë në zonën "e kuqe".
Në shkurt të vitit 2022, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u bëri thirrje luftëtarëve të huaj që të bashkohen me rezistencën e Ukrainës kundër pushtimit në shkallë të plotë të presidentit rus, Vladimir Putin.
Aktualisht, llogaritet se rreth 20 mijë ushtarë shërbejnë në legjionin e huaj të Ukrainës. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
11/05/2024
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































