LAJMI I FUNDIT:

Pamje për herë të parë: Ukrainasit duke përdorur automjetin e blinduar M1117 të furnizuar nga SHBA

Pamje për herë të parë: Ukrainasit duke përdorur automjetin e blinduar M1117 të furnizuar nga SHBA

Trupat ukrainase më në fund kanë shfaqur automjetin e blinduar M1117 të premtuar nga SHBA në vitin 2022.

Në një video të postuar në TikTok nga Batalioni i Veçantë i Sulmimit 425 të Ukrainës, i njohur gjithashtu si Batalioni “Skala”, automjeti i prodhuar në SHBA duket se manovron lehtësisht, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Videoja ka të ngjarë të jetë marrë në një terren stërvitor ukrainas, megjithëse Business Insider thotë se nuk mundi të verifikonte vendndodhjen e saktë të videos në mënyrë të pavarur ose kur ishte xhiruar.

Pamje që tregojnë se si makina e fuqishme amerikane Humvee shpëtoi një ushtar ukrainas
Lexo po ashtu Pamje që tregojnë se si makina e fuqishme amerikane Humvee shpëtoi një ushtar ukrainas

Këto automjete ishin premtuar për herë të parë në nëntor të vitit 2022 kur Administrata e Joe Biden njoftoi një paketë ndihme ushtarake prej 400 milionë dollarësh që përfshinte 250 ASV të rinovuar M1117 dhe pajisje dhe ndihmë të tjera.

@skala_battalion

#украінанайкраща🇺🇦💪 #зсу #славазсу🇺🇦💙💛 #славаукраїні🇺🇦💙💛🇺🇦 #героямслава🇺🇦💙💛 #понадусе🇺🇦 #тримаймося #україна🇺🇦

♬ оригинальный звук – AX7747AX

M1117, i njohur gjithashtu si Guardian, është një automjet i blinduar 4×4 i prodhuar nga Textron Marine & Land Systems.

Ai është më shumë i mbrojtur dhe i armatosur se automjeti ushtarak i prodhuar në SHBA, Humvee.

Është projektuar posaçërisht për të ofruar mbrojtje të zgjeruar kundër minave dhe zjarrit të armëve të vogla dhe është më shumë i mbrojtur dhe i armatosur.

M1117 u vlerësua shumë në luftërat e zhvilluara nga SHBA në Irak dhe Afganistan. Që nga viti 2008, SHBA kishte prodhuar 2058 M1117, por në vitin 2019 u vendos që gradualisht të zëvendësohej me Oshkosh M-ATV MRAP. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zhvillime dramatike në Rusi - Putini propozon zëvendësimin e ministrit të Mbrojtjes, aleatit Sergei Shoigu

Zhvillime dramatike në Rusi - Putini propozon zëvendësimin e ministrit të Mbrojtjes, aleatit Sergei Shoigu

Botë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa

"Moment jashtëzakonisht i rrezikshëm": Kryediplomati britanik flet për situatën në rajonin e Kharkiv të Ukrainës

Botë
Forcat ruse filluan një shtytje

Forcat ruse filluan një shtytje "të rrezikshme" në rajonin verilindor të Kharkivit të Ukrainës - vlerëson ISW

Botë
Rusia ka humbur mbi 8,000 trupa dhe gati 80 tanke në një javë – thotë Kievi

Rusia ka humbur mbi 8,000 trupa dhe gati 80 tanke në një javë – thotë Kievi

Botë
Momenti i shembjes së ndërtesës në Belgorod të Rusisë

Momenti i shembjes së ndërtesës në Belgorod të Rusisë

Evropa
Kalo në kategori