LAJMI I FUNDIT:

Juventus shpreson se do të fitojë garën me dy gjigantët anglezë për top yllin e Atalantas

Juventus shpreson se do të fitojë garën me dy gjigantët anglezë për top yllin e Atalantas

Sipas gazetës italiane Tuttosport, Juventusi shpreson që të mposhtë konkurrencën e dy klubeve nga Premier League, që janë interesuar për të siguruar nënshkrimin me mesfushorin holandez Teun Koopmeiners.

‘Zonja e Vjetër’ i ka ofruar holandezit një rol kyç në ekip si dhe mundësinë për të luajtur në Kupën e Botës për Klube vitin e ardhshëm.


Koopmeiners ka zbuluar se ai i ka kërkuar Atalantas që ta shesë atë në fund të sezonit, duke konfirmuar interesimin e Juventusit dhe klubeve nga Premier League.

Në mesin e klubeve të interesuara për shërbimet e holandezit është edhe Liverpooli, por gjithashtu edhe Manchester United dhe Tottenham janë të etur për të arritur një marrëveshje me të.

Interesimi nga këto tri klube nuk është domosdoshmërisht një lajm i keq për Juventusin, pasi asnjëra nga këto nuk do të luajë në Kupën e Botës për Klube në 2025, në krahasim me ‘Bianconerët’.

Juventusi ka në listë pesë mesfushorë nëse Rabiot largohet
Lexo po ashtu Juventusi ka në listë pesë mesfushorë nëse Rabiot largohet

Vitin e ardhshëm, Manchester City dhe Chelsea do të përfaqësojnë Premier Leaguen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dy klube që nuk janë të interesuara për yllin e Atalantas.

Në të njëjtën kohë, Juventusi do t’i ofrojë atij një rol kyç në skuadër, ndërsa në Angli mesfushori holandez do të kishte konkurrencë më të ashpër.

Çmimi që Atalanta po kërkon për të liruar Koopmeiners është rreth 60 milionë euro./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak

Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak

Ndërkombëtare
Xavi Hernandez dëshiron që ylli i Barcelonës të shitet këtë verë si pjesë e planeve për ‘revolucion’

Xavi Hernandez dëshiron që ylli i Barcelonës të shitet këtë verë si pjesë e planeve për ‘revolucion’

La Liga
Modric po largohet nga Real Madridi - ai ka porositur dhurata lamtumire për shokët e tij

Modric po largohet nga Real Madridi - ai ka porositur dhurata lamtumire për shokët e tij

La Liga
Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

La Liga

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve

"Kemi gjëra më të rëndësishme për t'u fokusuar" - përgjigja e Ancelottit kur u pyet për Mbappen

La Liga
Kalo në kategori