Viti ka nisur negativisht për pjesën më të madhe të eksportuesve shqiptarë, të cilët po ndikohen si nga konjuktura e pafavorshme e kërkesës ndërkombëtare e çmimeve në bursa, ashtu dhe nga zhvlerësimi i ndjeshëm i monedhës së përbashkët euro.
Tekstilet e këpucët po vijojnë me rënie për muaj radhazi dhe kanë filluar tashmë mbylljet e fabrikave. Përveç “ushqime, pije e duhan”, dhe “produkte kimike e plastike”, që shënuan një rritje modeste, edhe të gjitha grupet e tjera ishin me rënie.
INSTAT njoftoi se në shkurt 2024 eksportet e mallrave arritën vlerën 32 miliardë lekë, duke u ulur me 16.1 për qind, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në janar eksportet kishin rënë me 29 për qind.
Në shkurt, sipas INSTAT, në uljen e eksporteve negativisht kanë ndikuar grupet: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -7,7 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me -4,5 pikë përqindje, Materiale ndërtimi dhe metale” me -2,3 pikë përqindje etj. Ndërsa pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Produkte kimike dhe plastike” me +0,4 pikë përqindje dhe “Ushqime, pije, duhan” me +0,1 pikë përqindje.
Në këtë dymujor eksportet e mallrave arritën vlerën 62 miliardë lekë, duke u ulur me 23.0 për qind. Grupet që kanë ndikuar negativisht në uljen vjetore të eksporteve për dy mujorin, janë: “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me -13,9 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me -4,8 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me -3,1 pikë përqindje, etj. Ndërsa pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Produkte kimike dhe plastike” me +0,4 pikë përqindje dhe “Ushqime, pije, duhan” me +0,1 pikë përqindje.
Ndërsa eksportet po vijojnë të bien, importet i janë rikthyer rritjes, duke thelluar ndjeshëm deficitin tregtar. Sipas INSTAT, importet e mallrave arritën vlerën 134 miliardë lekë në dy muajt e parë të vitit, duke u rritur me 5.0 për qind, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 72 miliadë lekë, duke u rritur me 52.6 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2023. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSHBA shuplakë Dodikut dhe Vuçiqit: Deklarata “gjithëserbe” sulm i rrezikshëm ndaj Dejtonit dhe institucioneve të Bosnjës
Anulohet vizita e Bernard Kouchner në Kosovë
Televizioni zviceran SRF me kronikë për 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës
Hovenier për deklaratën e Serbisë dhe Republikës Srpska: S’është qëndrimi ynë
“Ftohja e madhe” Rama-Kurti, analistët: Betejë politike për dominim në sferën mbarëshqiptare
D’Alema: Clinton ishte i bindur për fuqinë e Rugovës dhe personalitetin e tij
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Çmenduria që po synon ta bëjë Man City me Fodenin ka "frikësuar" edhe Real Madridin
Po largohet nga Real Madridi "krahu i djathtë" i Ancelottit
Ky është plani i ri i Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë – me kërcënimet në rritje nga Rusia
Pique ka publikuar llogarinë bankare për të treguar se si duket paga e një futbollisti të nivelit elitar
Çfarë dihet deri më tani rreth zgjedhjeve për Parlamentin e ri Evropian?
AMP