LAJMI I FUNDIT:

Java e 39-të e shtatzënisë: Mbajeni afër çantën e lindjes, bebja vjen shumë shpejt!

Java e 39-të e shtatzënisë: Mbajeni afër çantën e lindjes, bebja vjen shumë shpejt!

Ka ardhur java e tridhjetenëntë e shtatzënisë, pritshmëritë nuk kanë qenë kurrë më të larta

Bebja juaj do të vijë së shpejti dhe ja çfarë duhet t’i kushtoni vëmendje.

Çfarë po ndodh me beben?


Bebja juaj pret të përshëndesë botën! Ajo vazhdon të shtojë peshë në mënyrë që të kontrollojë më lehtë temperaturën e trupit pas lindjes. Ajo është tashmë rreth 50 cm e gjatë dhe peshon 3.000-3.250 gram, sa një kungull më i vogël (djemtë janë pak më të rëndë se vajzat).

Rritja e punës së hormoneve nuk ndikon vetëm te ju – pas lindjes, gjinjtë e bebes suaj mund të jenë pak të fryrë (edhe nëse është djalë), andaj mund të ndodhë që prej tyre të rrjedhë qumësht. Mos u shqetësoni, këto dukuri të pazakonta do të zhduken brenda pak ditësh.

Hormonet tuaja gjithashtu mund të shkaktojnë ënjtje të organeve gjenitale të bebes suaj, transmeton Telegrafi.

39 Weeks Pregnant: Baby Development, Symptoms, and More

Çfarë po ndodh me nënën?

Ju ndoshta e keni paketuar tashmë çantën tuaj të lindjes. Mendoni nëse ka gjithçka që ju nevojitet në spital. Bëni një listë të gjërave të nevojshme që nuk mund t’i paketoni paraprakisht (furçë dhëmbësh, krehër, etj). Në këtë mënyrë nuk do të harroni asgjë me nxitim! Mos mendoni shumë për lindjen, sepse ndoshta nuk do të duket ashtu siç e imagjinoni.

Tani, gjinekologu kontrollon presionin e gjakut dhe ekzaminon barkun në çdo ekzaminim për të kontrolluar pozicionin e foshnjës. Ai gjithashtu kryen një ekzaminim obstetrik (për të përcaktuar pjekurinë e qafës së mitrës) dhe kontrollon të dhënat CTG (tonet e zemrës së foshnjës).

Ndërsa jeni duke pritur, është ende e rëndësishme të shikoni lëvizjet e foshnjës tuaj dhe t’i tregoni menjëherë mjekut nëse vëreni se ajo është qetësuar. Fëmija duhet të jetë aktiv deri në lindje dhe një rënie e dukshme e aktivitetit mund të jetë shenjë e një problemi. Telefononi mjekun tuaj nëse mendoni se uji juaj ka shpërthyer. Ndonjëherë është një dalje e madhe lëngu, dhe nganjëherë është e vogël ose e ngadaltë.

Nëse e kaloni afatin e caktuar me një ose dy javë, mjeku ndoshta do të nxisë lindjen (ndoshta edhe më herët, nëse ka indikacione se rreziku i pritjes është më i madh se rreziku i lindjes).

Java e 38-të e shtatzënisë: Bebja juaj pret një moment për të hyrë në botë, por ju duhet t'i kushtoni vëmendje disa simptomave
Lexo po ashtu Java e 38-të e shtatzënisë: Bebja juaj pret një moment për të hyrë në botë, por ju duhet t'i kushtoni vëmendje disa simptomave

Çfarë duhet të bëni?

Përshtateni kuzhinën me kushtet e reja. Përgatitni gjithçka të nevojshme për bebin (shishe, biberona, sterilizues…) dhe bëni një vend në kuzhinë ku do t’i mbani, në mënyrë që t’i gjeni lehtësisht gjatë natës.

Rregulloni dhomën e foshnjës. Përfundoni mobilimin e dhomës së fëmijëve, në mënyrë që gjithçka të jetë gati kur anëtari i ri i familjes suaj të mbërrijë në shtëpi.

Siguroni sytjenat për gjidhënie. Gjinjtë tuaj tani janë shumë më të mëdhenj se sa ishin para shtatzënisë dhe ndoshta do të rriten me një ose dy përmasa ndërsa ushqeni me gji. Tani është koha për të pasur sutjena. Merrini në maternitet. Sfungjeri i tyre thith lëngjet, gjithashtu pomada e lanolinës për kujdesin e thithkave do të jenë gjithashtu të dobishme (mos blini lanolinë nëse jeni alergjik ndaj leshit). /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Ushqim i shëndetshëm
Ngjyrat ideale të flokëve gjatë sezonit dimëror për brunet

Ngjyrat ideale të flokëve gjatë sezonit dimëror për brunet

Flokë dhe stil
U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

Femra
Pantallona elegante që zgjasin vizualisht këmbët: Monica Bellucci i vesh, kombinohen lehtë

Pantallona elegante që zgjasin vizualisht këmbët: Monica Bellucci i vesh, kombinohen lehtë

Moda
Pse barku juaj bëhet i fortë gjatë shtatzënisë: Nëse e ndieni këtë në tremujorin e tretë, keni nevojë për një mjek menjëherë!

Pse barku juaj bëhet i fortë gjatë shtatzënisë: Nëse e ndieni këtë në tremujorin e tretë, keni nevojë për një mjek menjëherë!

Shtatzëna
Vjellja te foshnjat si dhe fëmijët deri në moshën tre vjeçare

Vjellja te foshnjat si dhe fëmijët deri në moshën tre vjeçare

Fëmija juaj
Kalo në kategori