Shprehja “pse nuk shkoni në veri” i ka kushtuar shtrenjtë Ahmet Krasniqit nga Prizreni. Ai për këtë shprehje drejtuar ushtarëve italianë në Lubiqevë të Prizrenit ishte arrestuar në shtëpinë e tij nga forca të shumta policore duke i shkaktuar trauma edhe familjes së tij.
Mbrojta e Krasniqit që përfaqësohet nga Gent dhe Blend Gjini kanë thënë për Telegrafin se nuk ka asnjë element që kjo të cilësohet vepër penale, derisa ata pretendojnë se klienti i tyre pa të drejtë i është nënshtruar paraburgimit duke i shkaktuar pasoja të mëdha shëndetësore.
Dy persona ishin arrestuar me 26 shkurt të këtij viti nën dyshimin se kanë kanosur me vrasje pjesëtarët e KFOR-it italian.
Policia e Kosovës kishte deklaruar se pjesëtarët e KFOR-it ishin duke qëndruar në një lokal në këtë fshat.
“Me datë 26.02.2024 rreth orës 10:10, Policia ka marrë informatën se në fshatin Lubiqevë, dy persona të dyshuar i kanë kanosur pjesëtarët e KFOR-it italian të cilët ishin për vizite në atë fshat. Patrulla policore ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kontaktuar me karabinierët të cilët kanë deklaruar se përderisa ishin duke qëndruar në një lokal aty në fshat, të dyshuarit afrohen fillimisht duke i ofenduar e më pas njëri nga të dyshuarit i ka kanosur me vrasje duke ju thënë ,,se do shkoj në shtëpi të marr Kallashnikovin dhe do ju vras të gjithëve“. E më pas të dyshuarit janë larguar me veturë në drejtim të Prizrenit”, tha Bytyqi.
Por nga mbrojtja e njërit prej të dyshuarve për këtë ngjarje e cila përfaqësohet nga avokatët Gent dhe Blend Gjini, kjo po cilësohet si spektakël.
Mbrojtja thekson se KFOR-i kishte tejkaluar kompetencat e veta dhe aty nuk kishte të bëj fare me kërcënim.
Mbrojtja ka shprehur shqetësimet për rastin lidhur me ngjarjen e ditës kritike në njërin prej fshatrave të qytetit të Prizrenit ku i mbrojturi i tyre Ahmet Krasniqi ishte arrestuar dhe paraburgosur për “kërcënimin e KFOR-it italian”.
“Mbrojtja e Ahmet Krasniqit do ta vërtetoj pafajësinë e klientit se në ditën kritike nuk ka pasur kërcënim dhe se nuk janë përdorur fjalët kërcënuese dhe aq më tepër nuk është penguar në kryerjen e detyrave të saj KFOR-i italian. Pra mjaftojmë të analizojmë ketë fakt se si është e mundur të behet një bujë e madhe kur i mbrojturi ynë Ahmet Krasniqi në drejtim të KFOR-it italian ka përdorur vetëm shprehjen “përse nuk shkoni atje në veri””.
“Të bëhen arrestime spektakolare në shtëpinë e tij dhe jepen interpretime nga me të ndryshmet, kjo është për tu befasuar për neve si mbrojtje sepse elementi i kërcënimit e cila rregullohet sipas kodit penal të Kosovës decitvisht e parasheh mënyrën dhe rrethanat se për cilat raste ekziston kërcënimi aq më tepër kur në rastin konkret bëhet fjalë për trup ndërkombëtare si KFOR-i italian. Pra si është e mundur të kërcënohet ajo e vetëm kushtimisht po të kishim situatë të pengimit në zhvillimin e detyrave të KFOR-it italian atëherë mbase do të kuptohej përgjegjësia penale e Ahmet Krasniqit por këtu me fjalën që ai ka përdorur, nuk ka elemente të kërcënimit”.
Mbrojtja gjatë fazave te procedurës penale ku kjo çështje po zhvillohet tek Prokuroria Speciale në fazat e mëtejme në shqyrtim gjyqësor thotë se do të shtrojë edhe dilemat tjera për atë se në ditën kritike në fshatin Lubiqev të Prizrenit, cili trup ndërkombëtar ka vepruar.
“Pra a bëhet fjalë për KFOR-in italian apo karabinierin dhe do të shikohet se në bazë të çfarë autorizimesh kanë vepruar me rastin e hyrjes në lokal, ngase në lokalin e fshatit në Lubiqevë përveç të mbrojturit që ne e përfaqësojmë aty ka qenë cak edhe një person tjetër e që ndaj të njëjtit në shtetin e Italisë është lëshuar fletë arrest, gjegjësisht i njëjti dyshohet për kryerjen e veprës penale në shtetin e Italisë”.
“Andaj ne fazat e procedurës gjyqësore i mbrojturi assesi nuk ndihet i fajshëm dhe janë pikërisht faktet dhe provat që do të dëshmojnë që i mbrojturi ynë të shpallet i pafajshëm nga ana e gjykatës ngase mënyra e arrestimit të tij e cila ka shqetësuar shumë gjithë familjen e tij”.
Mbrojtja pretendon se vendosja e klientit të tyre nën masën e paraburgimit të njëjtit i ka shkaktuar pasoja të mëdha.
“Ai dhe familja e tij kanë marrë trauma për shkak të mënyrës së linçimit të rastit të tij që ka bërë bujë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës”.
“Konsiderojmë se klienti ynë në ditën e rastit të ndodhur ai ka qene i ulur me një person tjetër, dhe personi qe ka filluar konfrontimin verbal me pjesëtarët e KFOR-it, klienti ynë Ahmet Krasniqi as që e ka njohur personin që ka qëndruar në tavolinë. Asnjë fjalë ofenduese apo presion nuk ka bërë ndaj pjesëtarëve të KFOR-it italian. Përkundrazi ai i ka mirëpritur pjesëtarët e KFOR-it italian”.
Mbrojta e tij konsideron se arrestimi i tij është i pabazuar pa asnjë fakt konkret, ku edhe lënda nga Prokuroria e Prizrenit lënda ka kaluar me kompetencën në Prokurorinë Speciale te Prishtinës.
Ahmet Krasniqi po dyshohet se ka kryer veprën penale “Rrezikimi Personelit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe i Personelit në marrëdhënie me to”.
“Një fakt tjetër është se klienti ka qëndruar në paraburgim në burgun e Sigurisë së lartë, duke e paragjykuar rastin që është bërë mjaft mediatike, mirëpo me ankesën e drejtuar nga avokatet ne Gjykatën e Apelit, ankesa aprovohet dhe ndaj Ahmet Krasniqi i zëvendësohet masa e Arrestit Shtëpiak për 1 muaj”.
“Pasi që lënda do të vazhdon me procedurën e provave dhe me deklaratat e dhënë nga palët në procedurë ne pa mëdyshje do të vërtetohet pafajësia e klientit tonë Ahmet Krasniqi”, thuhet në njoftimin e avokatëve mbrojtës./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
KFOR, EULEX e Policia e Kosovës mbajnë stërvitjen e përbashkët 'Golden Sabre 2024'
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje