LAJMI I FUNDIT:

Kërcënuan me vrasje pjesëtarët e KFOR-it në një fshat të Prizrenit, Gjykata merr vendim ndaj të dyshuarve

Kërcënuan me vrasje pjesëtarët e KFOR-it në një fshat të Prizrenit, Gjykata merr vendim ndaj të dyshuarve

Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurve A.K dhe I.H, të cilët kanë kanosur me vrasje pjesëtarë të KFOR-it italian në fshatin Lubiçevë të Prizrenit.

Të njëjtit dyshohet se kanë kryer veprën penale Rrezikimi i Personelit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe i Personelit në marrëdhënie me to në bashkëkryerje.

“Gjyqtari i procedurës paraprake  ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve A.K dhe I.H dhe të njëjtëve  iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, paraburgimi është caktuar  në harmoni me nenin 184 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 e 1.2 pika 1.2.1,1.2.2 dhe 1.2.3 të KPP-së, për shkak të dyshimit të bazuar se të pandehurit kanë kryer veprën penale të lartcekur”, thuhet në komunikatën për media.


Kërcënohen me vrasje dy pjesëtarë të KFOR-it në një fshat të Prizrenit, dy të arrestuar
Lexo po ashtu Kërcënohen me vrasje dy pjesëtarë të KFOR-it në një fshat të Prizrenit, dy të arrestuar

Të pandehurit A.K dhe I.H dyshohen se në bashkëkryerje, me datë 26.02.2024 rreth orës 10:00, në një kafiteri në fshatin Lubiqevë, në Komunën e Prizrenit, kishin ofenduar dhe pastaj kishin  kanosur seriozisht pjesëtarët e KFOR-it Italian se do t’i vrasin, e të cilët janë në mision paqeruajtës në Kosovë me mandat të OKB-së.

“Dhe duke marr për bazë  faktin se vepra penale për të cilën dyshohen  ka ndodhur ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, të cilët veprojnë në Kosovë për të garantuar një mjedis të qetë dhe të sigurt, si dhe për lirinë e lëvizjes për qytetarët e Kosovës, andaj ekziston rreziku real se me qëndrimin e tyre në liri, të njëjtit mund të përsërisin veprën penale apo të përfundojnë veprën e kanosur dhe sipas vlerësimit të gjykatës caktimi i paraburgimit ndaj të pandehurve në këtë fazë të procedurës penale është më se i arsyeshëm dhe i domosdoshëm për zbatim me sukses dhe efektiv të kësaj procedure penale dhe sigurimin e prezencës së të pandehurve në procedurë”.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës  Themelore në Prishtinë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

Lajme
Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Lajme
Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Lajme
Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori