LAJMI I FUNDIT:

Kërcënohen me vrasje dy pjesëtarë të KFOR-it në një fshat të Prizrenit, dy të arrestuar

Kërcënohen me vrasje dy pjesëtarë të KFOR-it në një fshat të Prizrenit, dy të arrestuar

Një incident i rëndë ka ndodhur në fshatin Lubiçevë të Prizrenit, ku dy persona dyshohet se kanë kanosur pjesëtarët e KFOR-it italian.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Sipas tij, gjatë një vizite në fshat, të dyshuarit iu afruan pjesëtarëve të KFOR-it në një lokal duke i ofenduar ata, me ç’rast janë shkaktuar tensione të mëdha.


Njëri prej tyre i kërcënoi me vdekje ushtarët, duke thënë se do të kthehej për t’u armatosur dhe për t’i vrarë të gjithë.

“Me datën 26.02.2024, rreth orës 10:10, policia mori informacion se në fshatin Lubiçevë dy persona të dyshuar kanosën pjesëtarët e KFOR-it italian, të cilët ishin për vizitë në atë fshat. Patrulla policore u nis në vendin e ngjarjes dhe kontaktoi karabinierët, të cilët raportuan se ndërsa ishin në një lokal aty në fshat, të dyshuarit iu afruan ushtarëve fillimisht duke i ofenduar, dhe më pas njëri prej tyre i kanosi ata me vdekje, duke thënë: ‘Do të shkojë në shtëpi të marr kallashnikovin dhe do t’ju vras të gjithëve’ “, ka deklaruar Bytyqi.

Mirëpo, Bytyqi theksoi se është arrestuar edhe i dyshuari i dytë në lidhje më këtë rast.

Bytyqi tha se në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit, është gjetur një pushkë dhe municion.

“Pas intervsitimit, me urdhër të prokurorit të dy të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë”, tha ai..

Ndryshe, autoritetet po hetojnë ngjarjen për të zbuluar plotësisht rrethanat dhe për të ndërmarrë veprime të nevojshme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

Lajme
Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Lajme
Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Lajme
Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori