Eksporti i mallrave në muajin shkurt të këtij viti kishte vlerën 70.3 milion euro, ndërsa importi 467.8 milionë euro, që është një rënie prej 3.9 për qind për eksport, si dhe një rritje prej 19.7 për qind për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2023.
Të dhënat nga Tregtia e Jashtme të Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 25.2 për qind në muajin shkurt 2024, në raport me periudhën e njëjtët të vitit 2023, gjegjësisht në vlerë prej 397.4 milionë euro, krahasuar me deficitin prej 317.5 milionë euro në vitin 2023.
Sipas raportit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, për statistikat e Tregtisë së Jashtme, eksporti mbulon importin me 15 për qind.
“Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 27,9 për qind e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 15. 4 për qind e përbëjnë artikuj të ndryshëm të prodhuar; 14.5 për qind e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 9.3 për qind e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 5.5 për qind e përbëjnë makineria dhe pajisjet mekanike dhe elektrike, etj”, thuhet në raportin e ASK-së.
Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 15,6 për qind e përbëjnë produktet minerale; 11,8 për qind e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 10,8 për qind e përbëjnë mjetet e transportit; 10,2 për qind e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 9,9 për qind e përbëjnë makineria dhe pajisjet mekanike dhe elektrike, etj.
Sipas ASK-së eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 21,9 milionë euro, ose rreth 31,1 për qind e eksporteve të përgjithshme, me një rënie prej 7,1%.
“Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin: Gjermania (11,4%), Italia (4,5%), Holanda (2,5%), etj”, bën të ditur ASK.
Ndërsa, importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 217,4 milionë euro, ose 46,5% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 25,6%. Sipas ASK-së importet me pjesëmarrje me të lartë ishin nga: Gjermania 14,2%, Greqia 5,2%, Italia 4,5%, etj.
Kurse, eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 28.6 milionë euro, ose 40,7 për qind të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 4.9 për qind. “Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s ishin: Maqedonia e Veriut 15,2%, Shqipëria 13,8%, Serbia 6,2%, Mali i Zi 4,0%”.
“Importet nga vendet e CEFTA-s arritën në 76.5 milionë euro, ose 16.4% të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 23,9%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Shqipëria (7,9%), Maqedonia e Veriut (5,5%), Serbia (1,8%)”, thuhet në raport.
ASK bën të ditur po ashtu se eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 19. 8 milionë euro, ose 28.2%.
“Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport ishin: SHBA 9,6% dhe Zvicra 8,2%. Ndërsa, importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 173. 8 milionë euro, ose 37,2%. Sipas këtij raporti vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia 14,4% dhe Kina 9,5%”, thuhet në raportin e ASK. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Shijo croissant INTERESANT Coop në Super Viva!

GALERIA Shopping Mall dhe Shoqata Humanitare Bereqeti hapin nismën humanitare

Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker