LAJMI I FUNDIT:

Guardiola i do vetëm më të mirët te Man City: Ylli i Serie A pritet të kalojë në Etihad

Guardiola i do vetëm më të mirët te Man City: Ylli i Serie A pritet të kalojë në Etihad

Manchester City ka vënë syrin te talenti i Napolit, Khvicha Kvaratskhelia. Sipas raportimeve nga Graeme Bailey në HITC, klubi anglez po konsideron seriozisht nënshkrimin e sulmuesit anësor gjatë afatit kalimtar të verës.

Algjeriani, i cili ka pasur një ecuri të jashtëzakonshme që nga ardhja e tij në Napoli në vitin 2022, ka qenë një lojtar kyç në sezonin e kaluar, duke u shpallur kampion në Serie A.


Pavarësisht disa ulje-ngritjeve këtë sezon, Kvicha ka dëshmuar vlerën e tij me 16 gola në 37 paraqitje në të gjitha garat, duke përfshirë 10 gola dhe 6 asistime në Serinë A.

Para shortit të Ligës së Kampionëve, Guardiola ua ka frikën tri skuadrave
Lexo po ashtu Para shortit të Ligës së Kampionëve, Guardiola ua ka frikën tri skuadrave

Paraqitja e tij ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve elitare evropiane, me Manchester Cityn që kohët e fundit ka dërguar skautët për të vlerësuar performancën e tij në Napoli.

Interesimi i Citizens për Kvaratskhelia ka kuptim duke pasur parasysh të ardhmen potencialisht të pasigurt të Jack Grealish në Etihad. Pep Guardiola, i njohur për vendosmërinë e tij në tregun e transferimeve, mund ta konsiderojë gjeorgjianin si një opsion për të forcuar skuadrën e tij.

Sidoqoftë, sigurimi i shërbimeve të Kvaratskhelia nuk do të jetë një detyrë e lehtë ose e lirë. Napoli kërkon rreth 100 milionë euro për lojtarin, një shumë e konsiderueshme për çdo klub. /Telegrafi/