“Po ia jap 50 euro prej xhepit tim vetëm sille djalin”, Albion Rrahmani tregon historinë se si ish-trajneri nuk e lejoi ta linte futbollin
Sulmuesi i Rapid Bukureshtit, Albion Rrahmani ka zbuluar një histori interesante nga fillimet e karrierës, kur vendosi ta lë futbollin, por ishte trajneri Faruk Statovci, i cili insistoi te babai i llapjanit dhe e riktheu në skuadër, për të bërë tani ylli që po shndrit në futbollin evropian.
Albion Rrahmani është njëri nga emrat më të përfolur të futbollistëve shqiptar, pasi po shkëlqen në Rumani me Rapid Bukureshtin që nga transferimi i tij në verë te Ballkani.
23-vjeçari nga Podujeva ka shënuar 13 gola dhe tri asistime në 15 ndeshjet e zhvilluara në Superligën e Rumanisë, duke bërë që të gjithë të flasin për të dhe të bie në radarin e klubeve të njohura evropiane.
Megjithatë, qendërsulmuesi ‘vrasës’ ishte shumë afër ta linte futbollin në moshën 19-vjeçare, pasi kërkonte të kishte një pagë më solide dhe mos ta obligonte babanë e tij për çdo shpenzim.
Ishte koha kur Albioni luante te Minatori i Magurës në Ligën e Tretë dhe paga që i kishin ofruar ishte vetëm 100 euro, pagë e cila gati e shtyu të ‘pensionohej’.
Por, ishte një trajneri i Minatorit, Faruk Statovic, i cili besonte në aftësitë e tij dhe insistoi ta kishte në ekip, duke e thirr babanë e Albionit, ish-futbollistin Driton Rrahmanin, me të cilin njihen pasi vijnë të dy nga qytetit i Podujevës dhe kanë luajtur së bashku në të kaluarën.
Është vet ylli i Rapid Bukureshtit që ka zbuluar se Statovci i kishte thënë babait të tij ta “sillte djalin pasi do t’ia shtonte edhe 50 euro nga xhepi i tij”.
“Unë e kisha vendos ta lë futbollin. Ishte shumë e dhimbshme për mua. Paga që më ofroi Minatori ishte 100 euro, kaq kishin mundësi”, ka thënë fillimisht Rrahmani për Radio Urban FM.
“Pasi mungova në stërvitje, Faruk Statovci e ka thirr babanë tim në telefon duke i thënë ‘pse nuk po vjen djali’. Babi i ka tregu që paga ka qenë shumë e vogël. Ai i ka thënë “po i jap edhe 50 euro prej xhepit tim vetëm sille djalin””.
“E përshëndes shumë dhe e falënderoj trajnerin Faruk Statovci, pasi po të mos kishte qenë ai nuk do isha këtu. Këto suksese patjetër që janë edhe falë tij”, përfundoi sulmuesi i Kosovës.
Ndryshe, Albioni shkëlqeu te Minatori dhe siguroi një kalim te Malisheva në Ligën e Parë, ku u bë golashënuesi kryesor i kampionatit, u emërua me pseudonimin “Lewandowski”, ndërsa më vonë u transferua te Ballkani, ku shkroi histori duke fituar dy herë titullin, duke shënuar shumë gola dhe u kualifikuar në garat evropiane.
Pas Ballkanit, 23-vjeçari u transferua në Rumani për 600 mijë euro dhe më pas fitoi ftesën nga Përfaqësuesja e Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Skandal në Holandë, Heerenvenit i iku fitorja nga dora pasi kundërshtari barazoi me 12 lojtarë në fushë
Zyrtare: Manchester United transferon anësorin Patrick Dorgu
Milani arriti marrëveshje me skuadrën italiane për shitjen e Theo Hernandez, por francezi refuzoi këtë lëvizje
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Gjiganti italian po bën përpjekje për transferimin e Casemiros
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Milani arriti marrëveshje me skuadrën italiane për shitjen e Theo Hernandez, por francezi refuzoi këtë lëvizje
De Bruyne merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos