LAJMI I FUNDIT:

Moti dimëror godet jugun e Spanjës

Moti dimëror godet jugun e Spanjës

Pesë provinca në rajonin e Andalucisë së Spanjës janë në gjendje alarmante për shi, borë, erë, dhe kushte të trazuara deti.

Zyra shtetërore e Spanjës, Aemet, ka paralajmëruar për një fundjavë të paqëndrueshme dhe “mot dimëror” këtë fundjavë në pesë nga provincat e Andalucisë.


Pjesa më e madhe e vendit ndodhet në zonën e verdhë të alarmit, duke ndikuar që shumë udhëtime të ndërpriten.

Erëra të forta parashikohen edhe në provincat Almeria, Cadiz, dhe Malaga, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.

Sa i përket reshjeve të mundshme të borës, Aemet thotë se mundësitë më të mëdha për reshje bore do të jenë në ultësirat jugore të Sierra Nevadas.

Bëhet e ditur se efektet e stuhisë Monica do të vazhdojnë të ndihen edhe gjatë ditës së sotme, por parashikohet që ajo gradualisht të dobësohet.

Reshje bore priten edhe në zonat malore, veçanërisht ato në qendër dhe veri të Spanjës.

Gjithashtu, priten edhe vranësira me reshje shiu të cilat do të jenë më intensive dhe të shoqëruara me shtrëngata të herëpashershme në brigjet e Atlantikut.

Moti pritet që të stabilizohet javën e ardhshme. Megjithatë, një stuhi e re pritet ta godasë Spanjën të mërkurën. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Cilat vende i paguajnë njerëzit për të shkuar me biçikletë në punë?

Cilat vende i paguajnë njerëzit për të shkuar me biçikletë në punë?

Botë
Forcat ruse filluan një shtytje

Forcat ruse filluan një shtytje "të rrezikshme" në rajonin verilindor të Kharkivit të Ukrainës - vlerëson ISW

Botë

"Moment jashtëzakonisht i rrezikshëm": Kryediplomati britanik flet për situatën në rajonin e Kharkiv të Ukrainës

Botë
Erdogan akuzon rëndë kryeministrin izraelit: Metodat gjenocidale të Netanyahut do ta bënin xheloz Hitlerin

Erdogan akuzon rëndë kryeministrin izraelit: Metodat gjenocidale të Netanyahut do ta bënin xheloz Hitlerin

Azia
Zhvillime dramatike në Rusi - Putini propozon zëvendësimin e ministrit të Mbrojtjes, aleatit Sergei Shoigu

Zhvillime dramatike në Rusi - Putini propozon zëvendësimin e ministrit të Mbrojtjes, aleatit Sergei Shoigu

Botë
Kalo në kategori