LAJMI I FUNDIT:

Donjeta Sadiku kualifikohet në Lojërat Olimpike “Paris 2024”

Donjeta Sadiku kualifikohet në Lojërat Olimpike “Paris 2024”

Boksierja e Kosovës, Donjeta Sadiku ka fituar normën olimpike dhe ka arritur të sigurojë kualifikimin në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

Donjeta ka fituar edhe meçin e katërt në turneun kualifikues që u mbajt në Busto Arsizio të Italisë.


Boksierja jonë në meçin e sotëm të kategorisë deri në 60 kilogramë ka arritur të mposht italiane, Alessia Mesiano.

Me këtë fitore, Donjeta ka siguruar kualifikimin në Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’.

Përveç kësaj, boksierja jonë i ka sjell normën e parë olimpike në histori të boksi të Kosovës. /Telegrafi/