LAJMI I FUNDIT:

Turisti italian kishte humbur rrugën në Malin e Dajtit, pas pesë orësh kërkime intensive Policia e Shtetit lokalizoi turistin

Turisti italian kishte humbur rrugën në Malin e Dajtit, pas pesë orësh kërkime intensive Policia e Shtetit lokalizoi turistin

Policia e Shtetit bën të ditur se pas disa orësh operacion kërkim-shpëtimi, Komisariati i Policisë i ka ardhur në ndihmë një turisti italian, i cili kishte humbur rrugën gjatë eksplorimit në Malin e Dajtit, për shkak të terrenit të thepisur.

Në njoftimin e Policisë bëhet e ditur se mbrëmjen e së premtes, rreth orës 22:00, është marrë njoftim se një turist nga Italia, kishte humbur rrugën gjatë eksplorimit në malin e Dajtit, dhe si pasojë kishte mbetur i izoluar në terrenin e thepisur të malit, mes dy fshatrave.


“Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, kanë organizuar një operacion kërkim-shpëtimi, dhe pas 5-orësh kërkime intensive, për shkak të terrenit të vështirë dhe të thepisur, si dhe të largësisë së vendit nga zona që mund të përshkohet me automjete, është bërë lokalizimi i turistit të huaj, shtetasit L. M., 20 vjeç”, thuhet më tej.

Sipas njoftimit, 20-vjeçari ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, dhe pas marrjes së ndihmës ka falënderuar punonjësit e Policisë për gatishmërinë dhe profesionalizmin e treguar.

Policia e Tiranës është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe vizitorëve, dhe i fton ata që për çdo problematikë që mund të hasin, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ku dhe si i gjeti policia kamerat në veri?

Ku dhe si i gjeti policia kamerat në veri?

Siguri
Mandl: Shkuarja e Borrellit nga pozita e shefit të diplomacisë së BE-së, në favor të Kosovës

Mandl: Shkuarja e Borrellit nga pozita e shefit të diplomacisë së BE-së, në favor të Kosovës

Lajme
Murati: Nga 1 korriku nis subvencionimi i policës kufitare për mërgatën

Murati: Nga 1 korriku nis subvencionimi i policës kufitare për mërgatën

Lajme
BE shpreh keqardhje për ndalimin e festivalit “Mirëdita, dobar dan”, por nuk e dënon aktin e Qeverisë serbe

BE shpreh keqardhje për ndalimin e festivalit “Mirëdita, dobar dan”, por nuk e dënon aktin e Qeverisë serbe

Lajme
Policia largon një flamur serb me mbishkrimin Rusia si dhe ua largon bluzat provokuese serbëve në Gazimestan

Policia largon një flamur serb me mbishkrimin Rusia si dhe ua largon bluzat provokuese serbëve në Gazimestan

Lajme
Kryeministri serb, Vuçeviq: Shpërfillja, përgjigja më e mirë për organizatorët e “Mirëdita, dobar dan”

Kryeministri serb, Vuçeviq: Shpërfillja, përgjigja më e mirë për organizatorët e “Mirëdita, dobar dan”

Lajme
Kalo në kategori