“Mora fjalë” ishte kënga e cila u këndua nga ushtarët e Republikës së Kosovës në kazermën “Adem Jashari”, në të cilën sot u shënua 26 vjetori i Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Në shënimin e kësaj dite u kujtua sakrifica e familjes së komandantit legjendar Adem Jashari dhe e dëshmorëve të tjerë, të rënë për liri dhe pavarësi.
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani gjatë fjalës së saj ka thënë se mungesa e drejtësisë dhe mosndëshkimi i kriminelëve serbë të luftës ka trimëruar edhe trashëgimtarët e tyre, sikurse siç u shpreh ajo “që ishte rasti me agresionin e Serbisë kundër Kosovës me 24 shtator në Banjskë”.
Ajo tha se në këtë ditë të lavdishme Republika e Kosovës është realitet i pakthyeshëm.
“Shtet i konsoliduar, me sovranitet shtetëror dhe integritet territorial të qartë dhe të njohur ndërkombëtarisht, me Kushtetutë dhe institucione të bazuara në vlera dhe standard me të larta dhe me vizion të qartë drejt integrimesh euroatlantike. Ua rikujtojmë se politikat e tyre hegjemoniste do të dëshmojnë edhe një herë dhe ne do ta mbrojmë lirinë e paqen me çdo kusht”, ka thënë Osmani.
Ajo po ashtu u shpreh se komandanti legjendar Adem Jashari bashkë me Hamzën dhe 50 anëtarë të tjerë të familjes u fortifikuan kullën e tyre dhe luftuan deri në flijim, pasi, siç tha Osmani “kulla e tyre ishte Kosova”.
“Epopeja e Prekazit dhe flijimi i tyre solli ndryshimin e kursit të rezistencës për liri e pavarësi”, ka thënë Osmani.
Ndërsa, kryeministri Albin Kurti ka thënë se epoka në të cilën është Kosova po flet ndryshe.
“Ky vend mban emrin e duhur dhe njerëzit e duhur. Ne e njohim historinë tonë. Ne e vlerësojmë historinë tonë, sepse ajo është e dendur në emra dhe në vepra. Ne jemi shumë, sepse bartim në mendje emra të shquar. Secili është më shumë se vetvetja. E ajo që jemi më shumë se vetvetja na bënë të gjithëve bashkë. Tani epoka po flet ndryshe. Së pari, sepse ne jemi shtet i pavarur dhe kemi ushtrinë tonë. Ne jemi shtet i një shoqërie që synon zhvillimet perëndimore e demokratike. Së dyti, sepse epoka dhe vetëdija po ndryshojnë. Po kuptohet gjithandej se ledhatimi i padrejtësisë nuk e sjellë gjithmonë paqen. Paqja dhe padrejtësia nuk mund të bashkëjetojnë”, tha kryeministri.
Edhe Lulzim Jashari, djali i komandantit legjendar Adem Jashari, ushtarëve të FSK-së u tha se armët e tyre janë vazhdimësi e armëve me të pastra në Ballkan dhe më gjerë dhe se “ato nuk kanë gjuajtur në civilë”.
“Armët tuaja, janë vazhdimësi e armëve më të pastra në Ballkan dhe më gjerë. Armët e paraardhësve nuk u ndoten kurrë me gjakun e civilëve, ato shënjestruan vetëm uniformën e pushtuesve. Arma e shqiptarit, shkrepi vetëm në emër të lirisë. Këtë traditë madhështore duhet ta ruajmë dhe të ia trashëgojmë brezave. Shqiptarëve nuk u ka munguar guximi, por u ka munguar municioni. Prandaj jemi mësuar të ia qëllojmë cakut, sepse është dashur t’i kursejmë plumbat”, tha ndër të tjera, Jashari. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit
Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai
Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë
“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve
Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron
Bayern Munich e ka gjetur trajnerin e ri, Flick rikthehet dhe për ndihmës do ta ketë legjendën gjermane
“Podcasti me Afronën është keqkuptuar, ndjenjat e mia i përkasin ‘bebes’” – Befason Blero me reagimin
Largimi i Kylian Mbappe liron 225 milionë euro për PSG-në, një 'pjesë e konsiderueshme' do të investohet te ylli i Serie A
Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë