LAJMI I FUNDIT:

Shkuan në Indi për një rrugëtim me motoçikleta, përdhunohet spanjollja nga shtatë persona në sy të partnerit – kishin mision të përshkojnë çdo cep të botës

Shkuan në Indi për një rrugëtim me motoçikleta, përdhunohet spanjollja nga shtatë persona në sy të partnerit – kishin mision të përshkojnë çdo cep të botës

Një influencuese spanjolle dyshohet se është përdhunuar nga shtatë persona para syve të partnerit, gjatë një rrugëtimi nëpër Indi me motoçikleta.

Fernanda dhe Vincente kanë postuar një video në rrjetin social X, ku shihen të mbuluar me mavijosje dhe folën për tmerrin që përjetuan gjatë të premtes së kaluar, transmeton Telegrafi.


31-vjeçarja me prejardhje spanjolle-braziliane dhe partneri i saj që është në të 60-at, kanë publikuar videon në X me qëllim që t’i tregojnë botës se çfarë u ka ndodhur.

Derisa i rridhnin lotët dhe ishte e mbuluar me mavijosje, Fernanda u tha ndjekësve të saj se “gjenden në spital ku përkrah tyre janë edhe policia indiane”.

Rrugës për në Nepal, dyshja vendosen të ngritin tendën e tyre në një zonë malore në Dumka në lindje të Jharkhan. Pasi i kishte zënë gjumi, një grup burrash ishin futur brenda tendës.

Ma mbajtën thikën në fyt dhe me kërcënuan se do të mbysin. Ata përdhunuan Fernandan. Ishin shtatë burra”, tha Vincente në video.

Ai pretendon se i është deformuar goja pasi është goditur me helmetën që ai e kishte përdorur.

Pasionantët e motoçikletave që kanë mbi 250 mijë ndjekës, kanë organizuar një rrugëtim nëpër botë me motoçikleta, ku për synim kanë që për pesë vite të vizitojnë çdo vend të botës.

Deri më tani kanë arritur të vizitojnë 66 shtete, dhe të përshkojnë me motoçikleta mbi 170 mijë kilometra. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Blinken: Putini nuk po i arrin qëllimet në Ukrainë

Blinken: Putini nuk po i arrin qëllimet në Ukrainë

Evropa

"Gjëra që ndodhin vetëm në ëndrra" - fermeri amerikan që gjeti një grumbull monedhash ari zbulon detaje nga gjetja e tij

Botë
Blinken në Kiev ka një mesazh për ukrainasit, por nuk lidhet me luftën kundër Rusisë

Blinken në Kiev ka një mesazh për ukrainasit, por nuk lidhet me luftën kundër Rusisë

Evropa
Sa ndihmë ushtarake i është dhënë deri më tani Ukrainës?

Sa ndihmë ushtarake i është dhënë deri më tani Ukrainës?

Botë
Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Azia
Shkolla kërcënohet me mbyllje për mungesë nxënësish në një qytet në Francë: Për ta parandaluar, prindërit regjistrojnë si nxënës katër dele

Shkolla kërcënohet me mbyllje për mungesë nxënësish në një qytet në Francë: Për ta parandaluar, prindërit regjistrojnë si nxënës katër dele

Evropa
Kalo në kategori