LAJMI I FUNDIT:

Marina gjermane për pak sa nuk rrëzoi një dron amerikan mbi Detin e Kuq – luftanija lansoi dy raketa në drejtim të fluturakes

Marina gjermane për pak sa nuk rrëzoi një dron amerikan mbi Detin e Kuq – luftanija lansoi dy raketa në drejtim të fluturakes

Një luftanije gjermane në Detin e Kuq për pak sa nuk rrëzoi një dron amerikan, në një rast zjarri miqësor të shmangur me vështirësi, shkruan Deutsche Welle.

Një fregatë gjermane e dërguar për të mbrojtur anijet tregtare në Detin e Kuq, për pak sa nuk rrëzoi aksidentalisht një dron amerikan, raportuan mediat gjermane të mërkurën.

Ministria gjermane e Mbrojtjes konfirmoi se një incident me dron ku përfshihej një vend aleat ndodhi të hënën, pa përmendur emrin e vendit, transmeton Telegrafi.


Ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius, tha se fregata Hesse, e cila mbërriti në rajon në fundjavë si pjesë e një misioni të BE-së për të ndihmuar në sigurimin e transportit ndërkombëtar nga sulmet e Huthive të Jemenit të mbështetur nga Irani, hapi zjarr pasi përpjekjet për të identifikuar dronin e panjohur “ishin të pasuksesshme. ”

“Çështja u zgjidh kur doli se nuk ishte një dron armiqësor, gjë që u bë e qartë vetëm në prapavijë”, tha zëdhënësi i ministrisë Michael Stempfle

Për fat të mirë, dy raketa të gjuajtura në drejtim të dronit humbën objektivin e tyre dhe u rrëzuan në det për shkak të “një defekti teknik”, sipas Der Spiegel, e cila gjithashtu pretendonte se droni në fjalë ishte një dron zbulues amerikan Reaper.

Pa cituar burimet e tij, Spiegel spekuloi se droni mund të ketë qenë në zonë “si pjesë e një misioni amerikan anti-terror” që nuk lidhet me misionin e Detit të Kuq, por tha se zyrtarët ushtarakë besonin se incidenti me zjarrin miqësor tregoi se koordinimi midis aleatëve të përfshirë në misione të ndryshme në rajonin rreth Jemenit, “duhet të përmirësohet”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Amerika
Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

Serbia
Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Evropa
Trump shpreh besimin se SHBA do të aneksojë Grenlandën

Trump shpreh besimin se SHBA do të aneksojë Grenlandën

Botë
Armenia dhe Azerbajxhani bien dakord për t'i dhënë fund konfliktit të gjatë dekadash

Armenia dhe Azerbajxhani bien dakord për t'i dhënë fund konfliktit të gjatë dekadash

Botë
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa
Kalo në kategori