LAJMI I FUNDIT:

Xhaferi: Mundësia për shpërthim në Ballkan ekziston gjithmonë, të jemi vigjilent

Xhaferi: Mundësia për shpërthim në Ballkan ekziston gjithmonë, të jemi vigjilent

Kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, ka folur për situatën në rajonin e Ballkanit, duke kërkuar nga shtetet të jenë të kujdesshme.

Në një intervistë në “A2 CNN”, Xhaferi tha se nisur nga sinjalet që ka dhënë Serbia, qoftë Banjska apo qëndrimet që ka mbajtur në raport me Rusinë, duke mos e sanksionuar atë, ekziston gjithmonë mundësia e një shpërthimi në Ballkan, e për rrjedhojë të gjitha shtetet duhet të jenë të vëmendshme dhe të marrin masa.

“Siguria në Ballkan, duke pasur parasysh KFOR në Kosovë, duke pasur parasysh që gjithë vendet përreth, janë anëtarë e NATO janë garant për atë çka nënkupton siguria ndërkombëtare e vendeve sa i përket obligimit të përbashkët, po s’do mend që çdo vend individualisht, duke pasur parasysh aspektet e asaj që shohim dhe deklarohen nga Serbia është sinjal për gjithë ne që situata nuk është si mendojmë ne në rrafshin politik, por mundësia për një shpërthim ekziston gjithmonë, prandaj duhet të jemi vigjilentë. Jo rastësish ne jemi kundër Rusisë, përjashtuar Serbisë”, u shpreh Xhaferi në A2 CNN.


Ndryshe, sot ai gjatë qëndrimit në Tiranë do të merr pjesë në konferencën “Rritja dhe konvergjenca për Ballkanin Perëndimor”.

Në fokus të takimit është Plani i rritjes të Ballkanit Perëndimor i miratuar nga Komisioni Evropian, ndërsa do të diskutohet edhe për avancimin e bashkëpunimit rajonal dhe realizimin e Tregut të përbashkët rajonal, si proces i përfshirjes graduale në Tregun e vetëm evropian./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Lajme
Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Lajme
Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Lajme
Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Lajme
Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajme
Kështu do të llogariten çmimet e reja të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve në Shqipëri

Kështu do të llogariten çmimet e reja të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori