LAJMI I FUNDIT:

Ish-legjenda e Man United pretendon se Arteta do pranonte kalimin në “Old Trafford” nëse largohet Ten Hag

Ish-legjenda e Man United pretendon se Arteta do pranonte kalimin në “Old Trafford” nëse largohet Ten Hag

Ish-legjenda e Manchester United, Rio Ferdinand, ka pohuar në mënyrë sensacionale se Mikel Arteta do të largohej nga Arsenali në rast se “Djajtë e Kuq” i bëjnë një ofertë.

Arteta ka bërë një punë të jashtëzakonshme me “Topçinjtë” gjatë dy sezoneve të fundit dhe po lufton për titullin e Ligës Premier përësri këtë sezon.


United në anën tjetër, janë shumë larg ekipeve të mëdha përsëri pas një sezoni dëshpërues nën udhëheqjen e Ten Hag.

Si rezultat, e ardhmja e holandezit është e pasigurtë, me aksionarin e ri Sir Jim Ratcliffe dhe ekipin e tij INEOS, që dyshohet se nuk e përkrahin idenë që Ten Hag të jetë trajner i United në mënyrë afatgjatë.

“Arteta do dëshironte të largohej nga Arsenali dhe t’i bashkohej Manchester Unitedit, 100 për qind. Askush nuk po thotë se do të ndodhë por nëse Man United është në një ëndërr të çmendur dhe thonë, ‘a e dini çfarë, Erik Ten Hag, faleminderit’ ose nëse Ten Hag kërkohet nga Bayerni dhe shkon atje, pastaj Man United do të thoshte se në krye të listës është Arteta”, ka thënë Ferdinand.

Revolucion tek Manchester United, të paktën dhjetë lojtarë pritet të largohen gjatë verës
Lexo po ashtu Revolucion tek Manchester United, të paktën dhjetë lojtarë pritet të largohen gjatë verës

“Djajtë e Kuq” renditen në pozitën e gjashtë në Ligën Premier këtë sezon, ndërsa tashmë janë eliminuar nga Liga e Kampionëve.

Arsenali në tjetrën aën po garon për titull me Manchester Cityn dhe Liverpoolin teksa është pjesë e 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pep Guardiola dhe Heung-Min Son kishin një bisedë me të përfunduar ndeshja mes Cityt dhe Spurs

Pep Guardiola dhe Heung-Min Son kishin një bisedë me të përfunduar ndeshja mes Cityt dhe Spurs

Premier League
Dështimi i Ligës Premier 'në prag të shndërrimit në miliarder' falë biznesit jashtëzakonisht të suksesshëm

Dështimi i Ligës Premier 'në prag të shndërrimit në miliarder' falë biznesit jashtëzakonisht të suksesshëm

Premier League
Çmenduria e kësaj vere: Bruno Fernandes transferohet te Interi?

Çmenduria e kësaj vere: Bruno Fernandes transferohet te Interi?

Serie A
“Ishim gati, por s’na pyetën fare” - Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku reagon ashpër ndaj bashkëpunimit Shqipëri-Serbi

“Ishim gati, por s’na pyetën fare” - Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku reagon ashpër ndaj bashkëpunimit Shqipëri-Serbi

Kombëtarja e Shqipërisë
E bleu si super talent për 60 milionë euro, PSG e ka ofruar te gjigantët italianë Manuel Ugarten

E bleu si super talent për 60 milionë euro, PSG e ka ofruar te gjigantët italianë Manuel Ugarten

Serie A
“Situata është shumë e vështirë”, Xavi dërgon mesazh të fortë për tifozët e Barçës në mbarë botën

“Situata është shumë e vështirë”, Xavi dërgon mesazh të fortë për tifozët e Barçës në mbarë botën

La Liga
Kalo në kategori