LAJMI I FUNDIT:

Revolucion tek Manchester United, të paktën dhjetë lojtarë pritet të largohen gjatë verës

Revolucion tek Manchester United, të paktën dhjetë lojtarë pritet të largohen gjatë verës

Aksionari i ri i Manchester United, Sir Jim Ratcliffe, dëshiron që të shesë të paktën dhjetë lojtarë si pjesë e një rinovimi të madh të ekipit.

Shefi i INEOS tashmë edhe zyrtarisht është në krye të operacioneve të futbollit në “Old Trafford” pasi blerja e 25 për qind të aksioneve u aprovua. Ratcliffe nuk ka humbur shumë kohë për të kthyer rendin në ekip dhe tashmë ka bërë plan shitjen e dhjetë lojtarëve.


Ratcliffe tashmë e ka paralajmëruar Unitedin se ata nuk mund të shpenzojnë shuma të mëdha për të qenë të sigurt se nuk do të thyejnë rregullat financiare të Ligës Premier. Si rezultat, ai po synon t’i largoj nga “Old Trafford” lojtarët me performanca të dobëta.

Sipas asaj që raporton Manchester Evening News, lojtarët të cilëve iu skadon kontrata në verë tashmë është e konfirmuar se do të largohen, këtu përfshihen emra si Aaron Wan-Bissaka, Victor Lindelof dhe Facundo Pellistri.

Hansi Flick dëshiron dy lojtarë të Manchester United nëse bëhet trajneri i Barcelonës
Lexo po ashtu Hansi Flick dëshiron dy lojtarë të Manchester United nëse bëhet trajneri i Barcelonës

Casemiro gjithashtu mund të lejohet që të largohet pas interesimit nga Arabia Saudite. “Djajtë e Kuq” do të shpresojnë se do të përfitojnë një shumë të konsiderueshme parash pas shitjeve që do bëjnë.

Lojtarët me performanca të dobëta si Jadon Sancho dhe Antony gjitashtu mund të largohen, ani pse e ardhmja e Sanchos mund të varet nga qëndrimi i Erik Ten Hag në ekip.

Manchester United merr vendim për Marcus Rashford mes interesimit të PSG-së
Lexo po ashtu Manchester United merr vendim për Marcus Rashford mes interesimit të PSG-së

Mason Greenwood gjithashtu mund të shitet pasi ka kaluar sezonin aktual si huazim në Spanjë tek Getafe. Reprezentuesi anglez mund të mbetet në La Liga pas interesimit nga klube si Barcelona dhe Atletico Madrid.

Yjet e tjerë që janë në huazim si Hannibal Mejbri, Alvaro Fernandez dhe Donny Van De Beek gjithashtu pritet që të largohen në mënyrë të përhershme nga ekipi./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Liga e Kampionëve
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Liga e Kampionëve
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Liga e Kampionëve
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Liga e Kampionëve
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Premier League
Kalo në kategori