Mediat serbe shkruajnë se përderisa Perëndimi pret që Prishtina të mos kryejë veprime të njëanshme, sikurse ai në lidhje me përdorimin e dinarit, nga Beogradi pritet të ndjekë penalisht përgjegjësit për sulmin e armatosur në Banjskë, shtatorin e vitit të kaluar. Përderisa presidenti serb Vuçiqi thotë se çdo ditë përballet me këto presione, analistët mendojnë se është në interes të Serbisë që të ndriçohet ky rast.
Ndërkohë në rrjetet sociale po qarkullon një video nga festimi i gjoja ditëlindjes së Milan Radoiçiqit, që ka ndodhur në Kopaonik.
Siç shkruan “N1” Radoiçiqi është i lirë pasi nuk dihen ende rezultatet e hetimeve ndaj tij. Deri tash dihet se pas sulmit të armatosur në Banjskë ai është ndaluar [në Serbi] për më pak se 24 orë, si dhe dyshohet për veprën penale të komplotit, si dhe për prodhim, mbajtje dhe trafikim të paligjshëm të armëve të zjarrit dhe lëndëve plasëse dhe krime të rënda kundër sigurisë së përgjithshme.
“Dhe për çfarë vepre penale të themi? Ndoshta ata do të akuzojnë për shkaktimin e rrezikut të përgjithshëm. E si mund të ndjekin për ndonjë vepër tjetër penale kur këta persona do të dalin dhe do të thonë ‘epo ne e bëmë punën tonë”, ka deklaruar presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Dhe ndërsa presidenti relativizon me sukses – nga vendet perëndimore kanë ardhur mesazhe me një ritëm të pandërprerë prej muajsh që përgjegjësit për Banjskën duhet të ndiqen penalisht.
“Ne shohim që presidenti ka ndërhyrë hapur në çështje, edhe pse nuk mund të ketë kontakt me shkresat e lëndës, ai në transmetuesin publik ka kryer edhe kualifikimin e veprës penale. Kjo nuk bëhet. Sidomos nuk bëhet nga pozita e presidentit të republikës”, thotë avokati serb Ivan Niniq, përcjell Telegrafi.
“Është detyrë e çdo shteti përgjegjës të ndjekë penalisht çdo element paraushtarak që shkel Kushtetutën dhe demonstron forcë të armatosur. Prandaj, Serbia duhet ta bëjë vetë si një vend përgjegjës”, thotë Tatjana Lazarevi, redaktore e portalit KoSSev.
Ndërsa rezultatet e prokurorisë serbe po priten prej muajsh. Ndërkohë në emër të shtetit dhe raportit me ngjarjet në Banjskë flet presidenti, i cili, sipas avokatit Niniq, me deklaratat e tij të fundit po dërgon mesazhe në tri adresa.
“Së pari t’i dërgojmë mesazh Radoiçiqit se është i mbrojtur, se është në duar të sigurta. Më pas t’i dërgojë mesazh prokurorit se çfarë kualifikimi të veprës pret në aktakuzë. Dhe mesazhi i tretë është për komunitetin ndërkombëtar”, tha Niniq.
Mediat kanë raportuar se INTERPOL-i ka konfirmuar se për Radoiçiqin është lëshuar një fletarrestim i kuq. Janë zbuluar edhe emrat e 10 pjesëmarrësve të dyshuar në sulmin e armatosur në Banjskë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Kërcënimet ndaj deputetëve, BDI: Rasti të hetohet dhe duhet të dënohet nga të gjithë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/05/BDI-1-380x233.jpg)
Kërcënimet ndaj deputetëve, BDI: Rasti të hetohet dhe duhet të dënohet nga të gjithë
![Rreziqet në Kosovë, ato të sigurisë dhe nga radikalët islamistë – çfarë thuhet në raportin hulumtues të Institutit për Siguri dhe Rezilience?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Sheshi-1-380x233.jpg)
Rreziqet në Kosovë, ato të sigurisë dhe nga radikalët islamistë – çfarë thuhet në raportin hulumtues të Institutit për Siguri dhe Rezilience?
![“Koha e Kurtit në të pame, homazhe e takime”, zëdhënësi i Qeverisë i reagon Demit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/01/Mbledhja-e-Qeverise-Albin-Kurti-foto-Ridvan-Slivova-3-e1711574652995-380x233.jpg)
“Koha e Kurtit në të pame, homazhe e takime”, zëdhënësi i Qeverisë i reagon Demit
![Ftesa e presidentes për liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, deklarohen nga AAK](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/09/aak1-380x233.jpg)
Ftesa e presidentes për liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, deklarohen nga AAK
![Konfirmohen 19 raste të reja me COVID-19 në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/covid-19-vaccine-380x233.jpg)
Konfirmohen 19 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
![Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/plazhe-380x233.jpg)
Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota
![Policia kërkon bashkëpunim për identifikimin e një personi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/452978180_791750126498581_6649007181105597986_n-380x233.jpg)
Policia kërkon bashkëpunim për identifikimin e një personi
![Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/w3tw-380x233.png)
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe
![Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/gfk-380x233.jpg)
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/w3tw-380x233.png)
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe
![Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot-2024-07-26-234938-380x233.png)
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët
![Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_3-80-380x233.jpg)
Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_19-27-380x233.png)
"Unë jam gjallë, nuk është ende vonë", gjermani i dënuar me vdekje në Bjellorusi kërkon ndihmë përmes televizionit shtetëror
![E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot-2024-07-26-222432-380x233.png)
E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas
![E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/bi-99999999999999-380x233.jpg)
E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë