LAJMI I FUNDIT:

Lladrovci i vetmi nga PDK-ja që mori pjesë në takimin me Kurtin

Lladrovci i vetmi nga PDK-ja që mori pjesë në takimin me Kurtin

Drenasi është ndër komunat e vetme nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) që mori pjesë në takimin e sotëm me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe ministrin e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Lidhur me këtë, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci tha se nuk merr leje dhe nuk e pyet askënd për të marrë pjesë në takime të tilla, që sipas tij kanë interes për buxhetin e komunës.


Pas takimit mes Kurtit dhe 15 përfaqësuesve të komunave, në një prononcim për media, Lladrovci vlerësoi se buxheti i ndarë për këtë komunë nga qeveria aktuale është i vogël, por i përballueshëm.

Ai shtoi se morën premtime nga kryeministri dhe ministrat, por që sipas tij mbetet të shihet se çfarë do të përfitojnë.

Lladrovci potencoi se në takim u diskutua edhe për mundësitë e rritjes së buxhetit për qytetarët e Komunës së Drenasit.

Kurti: Buxheti i komunave këtë vit është për 40 për qind më i lartë se para tri viteve
Lexo po ashtu Kurti: Buxheti i komunave këtë vit është për 40 për qind më i lartë se para tri viteve

“Unë jam kryetar i Komunës së Drenasit dhe nuk marrë as leje as nuk pyes askënd. Këtu kishte kryetar komunash, kishte zëvendëskryetar komunash që ishte një prani e mirë… Unë kam interes për komunën time, biseduam me kryeministrin, me ministrat e linjave që të sigurojmë sa më shumë buxhet për qytetarët e Komunës së Drenasit…

Unë nuk bëj statistika të rritjes së buxhetit, i kam statistikat vetëm të komunës time, ne kemi buxhet të vogël, por të përballueshëm. Andaj, edhe sot isha aty me qëllim që të kërkojmë sa më shumë buxhet, sepse kemi mundësi nga Ministritë e linjave. Buxheti i cili është ndarë për investime të komunave, për të marrë sa më shumë investime… Premtime edhe kemi marrë, por edhe kemi diskutuar, pastaj shqyrtohen në qeveri dhe pas aplikimeve që do t’i bëjnë në ministritë përkatëse do të shohim se sa do të përfitojmë buxhet për komunën tonë”, tha Lladrovci.

Ndërkaq, sot u mbajt takimi i gjashtë me radhë i këtij lloji me kryetarët e komunave.

Ndër çështjet më të rëndësishëm dhe urgjente sipas kryeministrit Kurti, që janë diskutuar në këtë takim janë regjistrimi i popullsisë dhe problemi me qentë endacak. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Lajme
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Lajme
​Muja sfidon opozitën: Jemi të gatshëm për zgjedhje, Asociacioni sfidë për vendin

​Muja sfidon opozitën: Jemi të gatshëm për zgjedhje, Asociacioni sfidë për vendin

Politikë
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kalo në kategori